Apr 15 - 2014

Festohen traditat e pasura lokale të komunës së Dragashit

Foto 1

Më 15 dhe 16 Qershor 2013 janë organizuar garat e pehlivanëve, vrapimit të kuajve dhe panairit tradicional të Komunës së Dragashit. Në prani të më se 5.000 pjesëmarrësve dhe me mbi 60 garues të këtyre diciplinave tradicionale sportive nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, pas një dekade e gjysmë, ripërtërihen traditat e pasura lokale të komunës më jugore në Kosovë. Projekti është implementuar nga Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport të Komunës së Dragashit dhe OJQ Natyra me përkrahje të partnerëve tjerë të nivelit qendror, OJQ lokale dhe komuniteteve të ndryshme.

Foto 2

Ky projekt ka qenë një nga prioritetet e Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Dragashit. Ky prioritet është identifikuar në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 të hartuar nga CHwB, Komuna e Dragashit dhe institucione tjera të nivelit qendror dhe financuar nga Suedia. Për më shumë informata rreth Programit Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 klikoni këtu.


Postimi i kaluar


Apr 15 - 2014

Ambasador Suedez për Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri vizitoi projektet e CHwB-së


Postimi i rradhës


Apr 18 - 2014

Ndahen çmimet për llogon e regjionit lindor të Kosovës