Feb 15 - 2021
“Stine Dalager Nielsen, RIBA, MA, MSc në arkitekturë është arkitekte daneze dhe doktor shkencash. Bashkëpunëtore në shkollën e arkitekturës të Arhus. Është me përvojë pune ndërkombëtare të realizuar në Londër, Angli, Kopenhagë, Danimarkë dhe Trankuebar, Indi me praktika të tilla si Avanti Architects, Feilden & Mawson dhe Bertelsen & SchevingArkitekter. Projektet përfshijnë projekte të ruajtjes së profilit të lartë në Whitehall dhe në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër si dhe skema transformimesh dhe projektimesh për Muzeun Hebre, për shkollën e katedrales Roskilde si dhe të pjesëve të pronave mbretërore në Danimarkë. Stine është një kritike dhe pedagoge e jashtme në shkollat e arkitekturës, dizajnit dhe konservimit të Akademisë Mbretërore Daneze të Arteve të Bukura dhe në shkollën e arkitekturës të Arhus.”
Tea Çuni është e specializuar në komunikimin kulturor. Ajo u diplomua në Komunikim Gjuhësor dhe Kulturor në Universitetin e Torinos, Itali. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ishte drejtoreshë e “Vendit të dëshmisë dhe të kujtesës”, memorialit kushtuar viktimave të komunizmit në Shkodër. Që nga viti 2015 është bashkëpunëtore në Art House, një hapësirë për artin bashkëkohor e iniciuar nga artisti Adrian Paci. Pjesëmarrëse në seminarin global të Salzburgut për novatorët e rinj kulturor në vitin 2018. Nga viti 2016 është drejtuese e sektorit të komunikimit dhe promovimit për Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi. E pasionuar pas fushës së trashëgimisë kulturore, ajo beson fuqimisht në interpretimin e trashëgimisë dhe edukimin përmes arteve si një mjet për ruajtjen dhe shkëmbimin e kulturës, në gjendje të ndërtojë rrjete nga të cilat komuniteti mund të përfitojë. Ajo jeton dhe punon në Shkodër, Shqipëri
Ares Shporta është drejtor i Fondacionit Lumbardhi. Ai ka kryer studimet e tij universitare për politikën kulturore dhe menaxhimin kulturor, me fokus në modelet pjesëmarrëse të qeverisjes lokale në kulturë. Puna e tij për ringjalljen e kinemasë Lumbardhi përfshin udhëheqjen e zhvillimit institucional, duke përfshirë mbikëqyrjen e programimit, të infrastrukturës si dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë organizative.
Përveç rolit të tij në Lumbardh, Shporta është kryetar i Rrjetit të Organizatave Kulturore në Prizren dhe president i Kooperativës – një platformë rajonale për kulturë. Angazhimi i tij në platforma është përqendruar kryesisht në proceset e krijimit të kornizave të reja të mbështetjes për institucionet e pavarura dhe të formave pjesëmarrëse të qeverisjes lokale në kulturë.
Nora Arapi është arkitekte e specializuar në fushën e ruajtjen e monumenteve dhe hapësirave. Gjatë karierës së saj ajo u angazhua në konservime te integruara, dizajnimin dhe menaxhimin e projekteve te konsevimit, së bashku me plane të menaxhimit të hapësirave të trashëgimisë kulturore.
Ajo ka punuar në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturoe nga viti 2009, e cila ka filluar karierën e saj në Fondacionin Suedez CHwB, duke vazhduar në Ministrinë e Kulturës në Kosovë, Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Pasioni për ruajtjen e trashëgimisë së ndërtuar dhe ambicia për përdorimin e trashëgimisë për zhvillim të qëndrueshëm janë dy komponente që e motivojnë për punë.
Kjo është punëtoria e katërt, nga gjithsej pesë sosh, që është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve nëpërmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, zbatuar nga UNDP dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian për Paqe dhe Stabilitet (IcSP)