Feb 15 - 2021

Njihuni me ligjeruesit- HERITAGE LAB “RIJETËSIMI DHE DIGJITALIZIMI I MATERIALEVE TË KINEMASË JUSUF GËRVALLA NË PEJË”

Për 12 ditë, studentët do të kenë mundësi të ndërtojnë njohuritë e tyre në fushën e trashëgimisë kulturore duke hartuar planin adaptues të ripërdorimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, si dhe të ushtrojnë punën praktike duke ekzekutuar një pjesë të planit në lokalitet. Për më tepër, ata do të dixhitalizojnë dhe interpretojnë përmbajtjen arkivore të kinemasë.

 

Njihuni me ligjëruesit e punëtorisë:

finale (1)

STINE DALAGER NEILSEN

SDN-profilbillede1_295

“Stine Dalager Nielsen, RIBA, MA, MSc në arkitekturë është arkitekte daneze dhe doktor shkencash. Bashkëpunëtore  në shkollën e arkitekturës të Arhus. Është me përvojë pune ndërkombëtare të realizuar në Londër, Angli, Kopenhagë, Danimarkë dhe Trankuebar, Indi me praktika të tilla si Avanti Architects, Feilden & Mawson dhe Bertelsen & SchevingArkitekter. Projektet përfshijnë projekte të ruajtjes së profilit të lartë në Whitehall dhe në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër si dhe skema transformimesh dhe projektimesh për Muzeun Hebre, për shkollën e katedrales Roskilde si dhe të pjesëve të pronave mbretërore në Danimarkë. Stine është një kritike dhe pedagoge e jashtme në shkollat e arkitekturës, dizajnit dhe konservimit të Akademisë Mbretërore Daneze të Arteve të Bukura dhe në shkollën e arkitekturës të Arhus.”

TEA ÇUNI

thumbnail_Tea Cuni (1)

Tea Çuni është e specializuar në komunikimin kulturor. Ajo u diplomua në Komunikim Gjuhësor dhe Kulturor në Universitetin e Torinos, Itali. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ishte drejtoreshë e “Vendit të dëshmisë dhe të kujtesës”, memorialit kushtuar viktimave të komunizmit në Shkodër. Që nga viti 2015 është bashkëpunëtore në Art House, një hapësirë për artin bashkëkohor e iniciuar nga artisti Adrian Paci. Pjesëmarrëse në seminarin global të Salzburgut për novatorët e rinj kulturor në vitin 2018. Nga viti 2016 është drejtuese e sektorit të komunikimit dhe promovimit për Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi. E pasionuar pas fushës së trashëgimisë kulturore, ajo beson fuqimisht në interpretimin e trashëgimisë dhe edukimin përmes arteve si një mjet për ruajtjen dhe shkëmbimin e kulturës, në gjendje të ndërtojë rrjete nga të cilat komuniteti mund të përfitojë. Ajo jeton dhe punon në Shkodër, Shqipëri

 

ARES SHPORTA

_MG_6172 (1)

Ares Shporta është drejtor i Fondacionit Lumbardhi. Ai ka kryer studimet e tij universitare për politikën kulturore dhe menaxhimin kulturor, me fokus në modelet pjesëmarrëse të qeverisjes lokale në kulturë. Puna e tij për ringjalljen e kinemasë Lumbardhi përfshin udhëheqjen e zhvillimit institucional, duke përfshirë mbikëqyrjen e programimit, të infrastrukturës si dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë organizative.

Përveç rolit të tij në Lumbardh, Shporta është kryetar i Rrjetit të Organizatave Kulturore në Prizren dhe president i Kooperativës – një platformë rajonale për kulturë. Angazhimi i tij në platforma është përqendruar kryesisht në proceset e krijimit të kornizave të reja të mbështetjes për institucionet e pavarura dhe të formave pjesëmarrëse të qeverisjes lokale në kulturë.

NORA ARAPI KRASNIQI

nORAaRAPI

Nora Arapi është arkitekte e specializuar në fushën e ruajtjen e monumenteve dhe hapësirave. Gjatë karierës së saj ajo u angazhua në konservime te integruara, dizajnimin dhe menaxhimin e projekteve te konsevimit, së bashku me plane të menaxhimit të hapësirave të trashëgimisë kulturore.

Ajo ka punuar në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturoe nga viti 2009, e cila ka filluar karierën e saj në Fondacionin Suedez CHwB, duke vazhduar në Ministrinë e Kulturës në Kosovë, Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Pasioni për ruajtjen e trashëgimisë së ndërtuar dhe ambicia për përdorimin e trashëgimisë për zhvillim të qëndrueshëm janë dy komponente që e motivojnë për punë.

Kjo është punëtoria e katërt, nga gjithsej pesë sosh, që është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve nëpërmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, zbatuar nga UNDP dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian për Paqe dhe Stabilitet (IcSP)


Previous Post


Feb 15 - 2021

The project “In pursuit of Flavor" has started its implementation


Next Post


Feb 15 - 2021

NJIHUNI ME PËRFITUESIT E HERITAGE SPACE IV