PRrH “Qendra e vjetër e qytetit – Rahovec” drejt finalizimit

Draft dokumenti i Planit Rregullues të Hollësishëm (PRrH) për Qendrën e Vjetër të Qytetit të Rahovecit në fund të verës do të del në shqyrtim publik sipas dispozitave ligjore ne fuqi. Nevoja e hartimit të këtij dokumenti, që ka filluar në Tetor të vitit 2014, para se të hartohet Harta Zonale e Komunës është pasojë […]
Grant i PCF për Kino Lumbardhin dhe xhaminë e fshatit Zatriq

Fondi holandez Prince Claus, në kuadër të Programit të vet të Intervenimit Emergjent Kulturor, do të bashkëfinancojë, në partneritet me zyrën e CHwB-së në Kosovë, ndërhyrjet emergjente në dy monumente publike të trashëgimisë kulturore në Kosovë që janë në gjendje të përkeqësuar. Punët intervenuese në Kinemanë Lumbardhi në Prizren dhe Xhaminë e fshatit Zatriq në […]
Rezervoni datën: Tour de Culture këtë vit më 19 shtator 2015

Edicioni i tetë i të vetmit aktivitet çiklistik dhe kulturor në Kosovë këtë vit mbahet në regjionin e Mitrovicës, të shtunën, më 19 Shtator 2015. Ky aktivitet synon promovimin e trashëgimisë sonë kulturore e natyrore, transportin jo-motorik në shoqëri dhe mbrojtjen e ambientit. Për më shumë informata, ditëve në vijim vazhdoni të përcjellni ueb faqen […]
Shpëtohet Kulla e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Deçanit

Përmes mbështetjes së shoqatës së trashëgimisë kulturore të Zvicrës Schweizer Heimatschutz, zyra e CHwB-së në Kosovë ka filluar intervenimin shpëtues në kullën e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit. Intervenimet e parapara përfshijnë konsolidimin e kulmit dhe të konstruksionit meskatësh, krijimin e qasjes në ndërtesë dhe revitalizimin e odës së mysafirëve. Kulla […]
Fillon hartimi i Planit të Konservimit për Vushtrri

CHwB në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë kanë filluar punët në hartimin e Planit të Konservimit të qendrës historike të qytetit të Vushtrrisë. Plani i Konservimit do të përfshijë zonën në ‘trekëndëshin’ e tri monumenteve kryesore të këtij qyteti: Urën e gurit, Hamamin dhe Kalanë, zonë e cila është e identifikuar si qendër historike në […]
Aplikoni për të qenë vullnetar i Tour de Culture 2015

A keni qenë pjesëmarrës në Tour de Culture në ndonjërën nga edicionet e kaluara dhe synoni të përfshiheni edhe në pjesën organizative? Dëshironi të jepni kontributin tuaj në promovim të çiklizmit, trashëgimisë dhe mbrojtjes së mjedisit? Tour de Culture këtë vit do të mbahet në regjionin e Mitrovicës më 19 Shtator 2015, të shtunën. CHwB po […]


