Iniciativa Tour de Culture zgjerohet në Bosnje e Hercegovinë

Për herë të parë në Bosnjë dhe Hercegovinë, 100 çiklistë nga pjesë të ndryshme të vendit morën pjesë në një ngjarje të veçantë “Tour de Culture BiH”, organizuar më 24 maj. Qëllimi i këtij turi çiklistik ishte për të promovuar trashëgiminë e pasur dhe të përbashkët kulturore të BeH, si dhe transportin e jo-motorizuar dhe […]
Inaugurohet veraria e restauruar e Kishës së Shën Stefanit

Më 18 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, trashëgimia e ndërtuar e fshatit Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit) është pasuruar me një tjetër ndërtesë të restauruar. Projekti i restaurimit dhe revitalizimit të kantinës së verës së Kishës së Shën Stefanit është përfunduar dhe ndërtesa u inaugurua në prani të ambasadores së SHBA-ve në Prishtinë, […]
CHwB kontribuon në simpoziumin “Community Design Prishtina”

“Community Design Prishtina”, një simpozium, ekspozitë, dhe “charette” që hulumton modelin e planifikimit të bazuar në komunitet si dhe mjedisin e ndërtuar në Prishtinë është mbajtur prej 6 deri më 9 maj në Prishtinë. Qyteti i Prishtinës nga ekspozita e konkursit të fotografive “Qyteti im, trashëgimia ime”, autore: Argjira Krasniqi Ngjarja e organizuar nga Universiteti […]
Mezzo-soprano Flaka Goranci promovon muzikën shqipe në Vjenë

Më 12 maj 2015, nën sharmin e sallës barok të Altes Rathaus të Vjenës, mezzo-sopranoja kosovare Flaka Goranci mbajti koncertin dhe promovimin e albumit me këngë shqiptare nga treva të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Albumi i titulluar “Albanian flowers (Lulet shqiptare)” përmban një libërth me 30 faqe, ku të përfshira janë tekstet e këngëve […]
Trashëgimia Kulturore pa Kufij feston 20 vjetorin

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), organizatë suedeze e pavarur joqeveritare që i dedikohet shpëtimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kremton 20 vjetorin e krijimit. CHwB është themeluar në Prill të vitit 1995, si reagim ndaj shkatërrimit sistematik të monumenteve dhe objekteve gjatë luftës në ish-Jugosllavi dhe nevojës urgjente për asistencë për zhvillim dhe mbrojtje. Sot, […]
Së shpejti fillojnë punët në Kalanë e Kaçanikut

Në fillim të muajit prill, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka lëshuar lejen për fillimin e punimeve për projektin e konservimit dhe revitalizimit të pjesshëm të Kalasë së qytetit të Kaçanikut. Në gjysmën e dytë të viti 2014, zyra CHwB në Kosovë ka kryer hulumtimin, incizimin, dokumentimin dhe planin e konservimit dhe revitalizimit të […]


