CHwB kontribuon në Shkollën për Planifikim e Zhvillim Urban

Gjatë datave 23-25 tetor 2015 në Shkodër (Shqipëri) është mbajtur moduli i dytë i Shkollës për Planifikim dhe Zhvillim Urban mbi temën “Trashëgimia kulturore dhe Planifikimi urban”. Gjatë këtij moduli janë mbajtur sesione nga Eliza Hoxha dhe Luan Nushi lidhur me përfshirjen e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor në Kosovë. Sali Shoshi (drejtor) dhe Enes […]
“Etno Fest Glaviçica” gjallëron jetën kulturore në Partesh

Një numër i madh i banorëve i janë përgjigjur festimit të ngjarjes “Etno Fest Glaviçica”, e cila ringjalli jetën kulturore jo dhe aq të pasur të kësaj komune të vogël të banuar nga komuniteti serb. “Etno Fest Glaviçica” u hap më 11 gusht dhe zgjati deri më 25 shtator 2015 me qëllim të ringjalljes së […]
Draft Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2015-2025

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka publikuar Draft Strategjinë Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2015-2025 për konsultim publik. Për më shumë informata dhe shkarkim të dokumentit drejtohuni në këtë vegëz. Çarshia e Madhe dhe Xhamia e Hadumit në Gjakovë Ky dokument strategjik, i cili po hartohet për herë të parë në Kosovë, synon avancimin e sistemit dhe […]
Përjetimi i diversitetit të trashëgimisë në dy rrota

Mëngjesi i së shtunës, më 19 Shtator 2015, premtonte një Tour de Culture përplot rreze dielli, energji pozitive dhe djersë. Këtë vit, gati 600 pjesëmarrës në biçikleta patën rastin të vizitojnë regjionin e Mitrovicës duke përfshirë këtu vizita në lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore dhe industriale të këtij regjioni. START-i i turit është bërë […]
Përfundojnë punimet në dy monumente të Komunës së Gjakovës

Në fund të korrikut të këtij viti kanë përfunduar punët e intervenimit emergjent në dy monumente të trashëgimisë kulturore që gjenden në Komunën e Gjakovës. Kulla e Hysen Hajdarit dhe shtëpia e Rexhep Qarrit tanimë janë në shërbim të pronarëve të tyre. Kulla e Hysen Hajdarit në fshatin Nivokaz është ndërtesë historike e mbrojtur sipas Listës […]
Shpëtohet Kulla e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Deçanit

Përmes mbështetjes së shoqatës së trashëgimisë kulturore të Zvicrës Schweizer Heimatschutz, zyra e CHwB-së në Kosovë ka filluar intervenimin shpëtues në kullën e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit. Intervenimet e parapara përfshijnë konsolidimin e kulmit dhe të konstruksionit meskatësh, krijimin e qasjes në ndërtesë dhe revitalizimin e odës së mysafirëve. Kulla e Mustafë […]


