Mar 06 - 2019

AVENTURA NË DRAGASH promovon këtë rajon përmes televizioneve kombëtare

Të enjten, më 3 Nëntor 2016 është mbajtur aktiviteti kulturor dhe rekreativ "CHwB - Aventura në Dragash" me qëllim të promovimit të bukurive natyrore dhe kulturore të rajonit të Dragashit dhe projekteve të zbatuara nga organizata jonë në këtë komunë. Fokusi dhe audienca kryesore e aktivitetit kanë qenë tri televizionet kombëtare përmes të cilave synohet të promovohet kjo pjesë e Kosovës në mënyrë që të tërheq më shumë vizitorë.

Aktiviteti ka filluar në Namazgjahun e fshatit Buzez, i katërti lokalitet i tipologjisë së tillë i mbetur në Ballkan, duke vazhduar më pas në mullirin-valavicën në fshatin Bellobrad dhe mullirin e vjetër në Sharr. Në këto pika, pjesëmarrësit patën mundësi që përmes stafit të CHwB Kosovës të dëgjojnë rreth punëve të konservimit dhe të intervenimeve emergjente të kryera në këto lokalitete.

15016178_1203178909773945_7966447212341764551_o

Aktiviteti u përmbyll me inaugurimin e Muzeut Etnologjik të Dragashit nga përfaqësuesit e Komunës së Dragashit, Ambasadës së Suedisë në Prishtinë dhe CHwB Kosova. Fjalim rasti dhe falënderim për të gjithë partnerët e projektit mbajti kryetari i Komunës së Dragashit, z.Selim Januzi.

Ky muze, i pari i llojit të vet në Dragash, përfshin traditat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në këtë komunë: atë shqiptar, boshnjak dhe goran. Ekspozita në këtë muze është e ndarë në pesë seksione: 1. Veku, 2. Veshjet tradicionale, 3. Ekonomia, 4. Jeta shtëpiake dhe 5. Muzika me përmbajtje të rreth 100 artefakteve të siguruara falë angazhimit të komunitetit në këtë proces.

14962555_1203179436440559_7693493592743016978_n

15036331_1203179686440534_3202246883416756548_n

Projektet e prezantuara gjatë  këtij aktiviteti kanë qenë pjesë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të kësaj komune. Ky plan është hartuar nga CHwB, Komuna e Dragashit dhe institucione tjera të nivelit qendror në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-2015) dhe është bashkë-financuar nga shteti Suedez, përmes CHwB-së dhe Komunës së Dragashit.

Për më shumë informata përcjellni reportazhet e medieve të publikuara më poshtë:

https://youtu.be/UPGVFgoEzcc?list=PL-sMILPl2e_KhPEp1FttatAYh1aJAfPDv

 

https://www.youtube.com/watch?v=VPj9kRThJW4

Fotot: Ambasada e Suedisë në Prishtinë


Postimi i kaluar


Mar 06 - 2019

Projekti i Kalasë së Prizrenit në Konferencën FORTMED 2016 në Firencë, Itali


Postimi i rradhës


Mar 06 - 2019

Qasja në Kalanë e Prizrenit