CHwB Kosova është një organizatë e shoqërisë civile e përkushtuar ndaj mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të trashëgimisë së pasur kulturore të vendit. Që nga viti 2001, ne jemi angazhuar në mënyrë aktive në restaurimin e ndërtesave historike, promovimin e zejeve tradicionale dhe mbështetjen e projekteve kreative që lidhin komunitetet me historinë e tyre.
Puna jonë shkon përtej ruajtjes së trashëgimisë. Ne fuqizojmë komunitetet lokale përmes edukimit, trajnimeve praktike dhe nismave kreative, duke siguruar që trashëgimia kulturore të bëhet pjesë e gjallë e jetës së përditshme. Duke ndërthurur teknikat tradicionale me qasje inovative, ne nxisim zhvillim të qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik, duke e mbajtur historinë e Kosovës të gjallë për brezat e ardhshëm.
Çfarë bëjmë:
- Restaurim dhe ripërdorim adaptiv: Restaurojmë ndërtesa historike duke përdorur teknika tradicionale dhe njëkohësisht krijojmë mundësi për zejtarët lokalë dhe praktikantët e rinj.
- Projekte kreative dhe edukative: Përmes artit, kërkimit dhe nismave kulturore, ndihmojmë komunitetet ta eksplorojnë dhe ta përjetojnë trashëgiminë e tyre në mënyra të reja dhe domethënëse.
- Vendimmarrje e bazuar në të dhëna: Duke analizuar të dhëna kulturore dhe socio-ekonomike, ne i japim përparësi ndërhyrjeve që krijojnë ndikim afatgjatë.
- Ndërtim komuniteti dhe rrjetëzim: Lidhim ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë, institucione dhe organizata të shoqërisë civile për të forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin kulturor.
- Në CHwB Kosova, ne besojmë se trashëgimia kulturore nuk është vetëm një lidhje me të kaluarënm, ajo është një burim për ndërtimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse, kreative dhe të qëndrueshme.


