Mar 07 - 2019
"Community Design Prishtina", një simpozium, ekspozitë, dhe "charette" që hulumton modelin e planifikimit të bazuar në komunitet si dhe mjedisin e ndërtuar në Prishtinë është mbajtur prej 6 deri më 9 maj në Prishtinë.
[caption id="attachment_4494" align="alignnone" width="604"] Qyteti i Prishtinës nga ekspozita e konkursit të fotografive "Qyteti im, trashëgimia ime", autore: Argjira Krasniqi[/caption]
Ngjarja e organizuar nga Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK), në partneritet me Rochester Institute of Technology (RIT), u mbështet nga zyra e CHwB-së në Kosovë me kontributin e shefit të zyrës sonë Sali Shoshi në panel diskutimin që mbuloi temën "Trashëgimia kulturore: Qendra historike e Prishtinës"- një panel debati të fokusuar në qasjet bashkëkohore të zonimit, mbrojtjen dhe promovimin e bërthamës historike të qytetit. Përveç kësaj, anëtar i ekipit tonë Dukagjin Bakija prezantoi praktikat tona nën temën "Praktikat e angazhimit të komunitetit në trashëgimi kulturore" duke u përqëndruar mbi rolin e madh të konsultimit të komunitetit në punën tonë që bëjmë në trashëgimi.
Simpoziumi mbledhi prezantues dhe moderatorë, të cilët prezantuan dhe zhvilluan diskutime, nga fusha e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Arkitekturës, Artit dhe Politikës. Qëllimi i simpoziumit ka qenë shkëmbimi i ideve dhe modeleve të hulumtimeve shkencore të suksesshme të planifikimit të bazuar në komunitet dhe planifikimit urban në Amerikën Veriore dhe në Evropë, dhe të diskutojë çështjet e planeve urbane dhe zhvillimet e tyre në Prishtinë dhe në komunat tjera në Kosovë, si dhe lidhshmërinë e tyre me mjedisin e ndërtuar, efiçiencën e energjisë dhe planifikimin e qëndrueshëm.
Për më shumë informata rreth temave të mbuluara, shikoni programin e bashkangjitur: