Mar 06 - 2019
Më 24 nëntor 2016, CHwB Kosova ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Agjensionin për Zhvillim Rajonal - Perëndim.
Ky Memorandum do të forcojë më tej bashkëpunimin ndërmjet palëve duke mundësuar bashkëpunim në projektet e CHwB Kosovës në rajonin e mbuluar nga AZHR Perëndim (Komuna e Deçanit, Gjakovës, Junikut, Istogut, Klinës dhe Pejës) përfshirë fushat e zhvillimit dhe kulturës. Në mënyrë të veçantë, duke hapur rrugën për zbatimin e projektit: Sistemet Kulturore Territoriale (CTS) në perëndim të Kosovës.