Aug 26 - 2021
Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të fushës së arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe fushave të tjera të ngjashme të aplikojnë për Punëtorinë "Heritage Lab"
DATAT: 04-15 TETOR 2021
HERITAGE LAB është një projekt edukativ i organizuar nga CHwB Kosova që synon të krijojë mundësi të reja për studentët e arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe fushave të tjera të ngjashme për të mësuar rreth metodave të dokumentimit, ruajtjes, ringjalljes dhe interpretimit të trashëgimisë kulturore përmes punës praktike "të drejtpërdrejt" dhe ligjëratave plotësuese. HERITAGE LAB është një aktivitet i zhvilluar "në vend", në mënyrë që problemet e një lokaliteti të trashëgimisë të inspektohen drejtpërdrejt dhe zgjidhjet për trajtimin, interpretimin dhe menaxhimin e tij të jepen në të njëjtën kohë.
Në partneritet me UNDP, nga 4 deri në 15 tetor 2021, CHwB Kosova organizon një Kamp të Restaurimit në Kullën e Sahatit të Prishtinës, ku 20 studentë do të jenë në gjendje të zhvillojnë njohuritë e tyre mbi materialet dhe teknikat tradicionale për ruajtjen e strukturave historike. Përgjatë ligjëratave të mbajtura nga profesorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe punës praktike të koordinuar nga mjeshtër me përvojë, ata do të jenë pjesë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore duke zbatuar metodat dhe teknikat e mësuara gjatë punëtorisë.
Kjo punëtori është pjesë e projektit "Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social" zbatuar nga UNDP dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP).
PËRSHKRIMI I SHKURTË I LOKALITETIT
E gjendur në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, Kulla e Sahatit, përfaqëson një arkitekturë të periudhës osmane dhe është një ndër objektet e pakta të këtij lloji që i ka rezistuar kohës. Ky monument i ndërtuar kah fundi i shekullit të 20-të, ashtu si ndërtesat tjera përfaqësuese të kësaj periudhe, shfaqë vlera të shtuara artistike përmes aplikimit të formave gjeometrike e motiveve florale dhe realizimit të veçantë të harqeve dhe shkallëve spirale.
Në këtë objekt ndodhej kambana e vjetër të cilën turqit gjatë luftërave të tyre në Moldavi dhe Vllahi e morën si plaçkë lufte dhe si të tillë e sollën në kullën e sahatit në Vushtrri. Sipas urdhrit të Jashar Pashës kambana është sjellë nga Vushtrria në Prishtinë. Në sipërfaqen e kambanës gjendej mbishkrimi rumun nga viti 1764 i vojvodës Jan Moldovanit që në përkthim do të thotë: "Kjo Kambanë është punuar për vojvodën Jan Moldovanin në vitin 1764", me shkronja të gjata 2 cm, që shtriheshin përreth tërë sipërfaqes së kambanës, e cila ishte e dekoruar me numër të madh të ornamenteve të ngjashme me gjethet e ahut.
Kulla e Sahatit në Prishtinë, përveç si pikë referente, dikur dominonte siluetën e qytetit të vjetër me lartësinë e saj. Në të njejtën kohë ishte një objekt profan, nën shërbimin e ndërtesave sakrale, pasi që këmbana e saj lajmëronte besimtarët për orarin e kryerjes së riteve fetare islame.
SI TË APLIKONI?
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit, jo më vonë se 15 shtator 2021, përmes e-mailit: [email protected]. Kur dorëzoni aplikacionin me e-mail, ju lutemi shkruani në rreshtin e subjektit "Aplikimi për Heritage Lab 2021: Restaurimi i Kullës së Sahatit në Prishtinë” (Emri Mbiemri)”.
Aplikantëve u kërkohet të kenë aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze, pasi kjo do të jetë gjuha zyrtare e punëtorisë.
Për çdo informacion shtesë të nevojshëm në lidhje me punëtorinë, ju lutemi na kontaktoni me telefon: +383 (0) 38 754 866, e-mail: [email protected].
SHPENZIMET
Projekti do të mbulojë të gjitha shpenzimet brenda vendit për pjesëmarrësit nga Kosova, duke përfshirë akomodimin, ushqimin, ekskursionet, materialet e punëtorisë dhe udhëtimet brenda vendit.
SHËNIM: Të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen pas përfundimit të punëtorisë.
______________________________________________________________
Pozivamo sve zainteresovane studente iz oblasti arhitekture, kulturnog nasleđa i drugih srodnih oblasti da se prijave za radionicu „Heritage Lab“
DATUMI: 04-15 OKTOBRA 2021
HERITAGE LAB je obrazovni projekat koji organizuje CHwB Kosovo u cilju stvaranja novih mogućnosti za studente arhitekture, kulturnog nasleđa i drugih srodnih oblasti da upoznaju metode dokumentovanja, očuvanja, oživljavanja i tumačenja kulturnog nasleđa kroz „praktičan“ rad i komplementarna predavanja. HERITAGE LAB je aktivnost razvijena „in situ“, tako da se problemi lokaliteta nasleđa izravno pregledavaju, a rešenja se za njegovo tretiranje, tumačenje i upravljanje daju istovremeno.
U partnerstvu sa UNDP-om, od 4. do 15. oktobra 2021. godine, CHwB Kosovo organizuje restauratorski kamp u Sahat-kuli u Prištini, gde će 20 učenika moći da izgradi svoje znanje o tradicionalnim materijalima i tehnikama za očuvanje istorijskih struktura. Kroz predavanja koja vode međunarodni i domaći renomirani profesori i stručnjaci, kao i praktičan rad koji koordinišu iskusni majstori, oni će biti deo očuvanja kulturne baštine primenom metoda i tehnika naučenih tokom radionice.
Ova radionica je deo projekta „Kulturno nasleđe kao pokretač dijaloga među zajednicama i društvene kohezije“ kojeg sprovodi UNDP i finansira Instrument Evropske unije koji doprinosi stabilnosti i miru (IdSM).
KRATAK OPIS MESTA
Smeštena u starom jezgru grada Prištine, Sahat-kula, predstavlja arhitekturu osmanskog perioda i jedan je od retkih objekata ovog tipa koji je odoleo vremenu. Ovaj spomenik, izgrađen krajem 20. veka, kao i druge reprezentativne građevine ovog perioda, prikazuje dodatne umetničke vrednosti primenom geometrijskih oblika i cvetnih motiva i posebnom realizacijom spiralnih lukova i stepenica.
U ovoj zgradi nalazilo se staro zvono koje su Turci tokom svojih ratova u Moldaviji i Vlaškoj uzeli kao plen i kao takvo doneli na sahat-kulu u Vučitrnu. Po naređenju Jašar-paše, zvono je doneto iz Vučitrna u Prištinu. Na površini zvona bio je rumunski natpis vojvotkinje Jan Moldovan iz 1764. godine koji u prevodu znači: "Ovo zvono je napravljeno za vojvotkinju Jan Moldovan 1764", slovima dugim od po 2 cm, koja se protežu po celoj površini zvona, koje je bilo ukrašeno velikim brojem ukrasa sličnih bukovom lišću.
Sahat-kula u Prištini, osim kao referentna tačka, nekada je svojom visinom dominirala u silueti starog grada. U isto vreme bio je i sekularni objekat, pod službom svetih predmeta, jer je njegovo zvono obaveštavalo vernike o rasporedu obavljanja islamskih verskih obreda.
KAKO SE PRIJAVITI?
Molimo vas da pošaljete svoju biografiju i motivaciono pismo najkasnije do 15. septembra 2021. godine putem e-pošte: [email protected]. Prilikom podnošenja prijave putem e-pošte, molimo vas da u naslov predmeta unesete „Prijava za Heritage Lab 2021: Obnova Sahat-kule u Prištini“ (Ime Prezime)“.
Od kandidata se zahteva dobro poznavanje engleskog jezika, jer će to biti službeni jezik radionice.
Za sve dodatne informacije vezane za radionicu, kontaktirajte nas putem telefona: +383 (0) 38 754 866, e-pošte: [email protected].
TROŠKOVI
Projekat će pokriti sve troškove u zemlji za učesnike sa Kosova, uključujući smeštaj, obroke, ekskurzije, materijale za radionice i putovanja unutar zemlje.
NAPOMENA: Po završetku radionice svi učesnici biće sertifikovani.