Feb 25 - 2019

Fillon zyrtarisht projekti H2020 ILUCIDARE i cili ka për qëllim zhvillimin e një rrjeti ndërkombëtar mbi inovacionin dhe diplomacinë, në fushën e trashëgimisë.

Projekti tre vjeçar ‘ILUCIDARE’ i përkrahur nga Horizon 2020 Framework Programme në kuadër të Bashkimit Evropian, nisi me datën 6 shkurt 2019, në Leuven (BE).

Me një buxhet prej afër 3 milion euro, ILUCIDARE do të zhvillojë një rrjet ndërkombëtar për të promovuar inovacionin dhe diplomacinë në fushën e trashëgimisë kulturore. Projekti do të vazhdojë traditën e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore 2018 dhe do të kontribuojë fuqishëm në objektivat e përgjithshme të strategjisë së BE-së për marrëdhëniet kulturore ndërkombëtare si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar të BE-së për hulumtim dhe inovacion.

ILUCIDARE_Group photo

Projekti kryesisht synon:

  • Hartimin e strategjive dhe mjeteve për diplomaci dhe invacion në fushën e trashëgimisë.
  • Shkëmbimin e dijes përmes trajnimit dhe aktiviteteve për zhvillim të kapaciteteve si dhe mundësive tjera interaktive për mësim.
  • Angazhimi me akterët ndërkombëtarë përmes aktiviteteve ‘ballë për ballë’si dhe shpërblimeve ndërkombëtare.

ILUCIDARE ndërton partneritet të fortë ndërkombëtar duke përfshi institucionet kryesore akademike, rrjetet e trashëgimisë ndërkombëtare, inovatorët e teknologjisë, ekspertët e politikave publike dhe të komunikimit.

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni koordinatorin e shkencës (Aziliz Vandesande, KU Leuven [email protected]) ose partneren e komunikimit (Elisabetta Airaghi, KEA ue.tenaek@ihgariae).

 

Partnerët e ILUCIDARE:

·University of Leuven (BE) – Coordinator
·Europa Nostra (NL)
·KEA European Affairs (BE)
·International Cultural Centre (PL)
·World Monuments Fund Spain (ES)
·Cultural Heritage without Borders – Kosovo (XK)
·University of Cuenca (EC)
·IMEC (BE) 

 Anëtarët e bordit këshilldhënës të ILUCIDARE:

·Council of Europe (Culture and Cultural Heritage Division)
·European Association of Archaeologists (EAA)
·European Union National Institutes for Culture (EUNIC)
·EUROCITIES
·European Travel Commission (ETC)
·International Council on Monuments and Sites (ICOMOS)
·International Union for Conservation of Nature (IUCN)
·Joint Programming Initiative – Cultural Heritage (JPI-CH)
·Triodos Bank N.V (Belgium)
·UNESCO (Liaison office in Brussels) 

eu

ILUCIDARE_Press release_final


Postimi i kaluar


Feb 25 - 2019

Ligjëruesit e punëtorisë "Heritage Lab"


Postimi i rradhës


Mar 06 - 2019

Fillon zyrtarisht projekti H2020 ILUCIDARE i cili ka për qëllim zhvillimin e një rrjeti ndërkombëtar mbi inovacionin dhe diplomacinë, në fushën e trashëgimisë.