Mar 07 - 2019

Filluan punëtoritë me shtatë komunat!

00-cover.JPG

Prej datës 3 deri 8 Dhjetor janë mbajtur takimet e dyta të Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (FLTK), për komunat Rahovec dhe Gjakovë, në formë të punëtorive katër ditore. Punëtoritë janë një prej aktiviteteve më të rëndësishme të programit “Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015”, ku me kontributin e secilit anëtar të forumit do të identifikohen projektet prioritare të programit në komunat përkatëse.

Pas nënshkrimit të Memorandumit 10-palësh me institucionet qendrore dhe komunat e përfshira në Programin “Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015”, takimeve të para të FLTK-ve (tetor 2012), vizitës studimore në Mbretërinë eBashkuar (nëntor 2012), punëtoritë janë platformë e përshtatshme për ti shprehur interesat dhe propozimet e pjesëmarrësve të forumeve në lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në këto komuna.

Punëtoria katërditore për secilën komunë ishte e konceptuar në dy faza, teorike dhe praktike. Pjesa teorike e punëtorisë filloi me një lojë në formë mozaiku, gjatë së cilës përmes argëtimit dhe garës pjesëmarrësit kanë “rizbuluar” pasuritë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës. dy ditë të para kanë përmbajtur prezantime të ndryshme nga anëtarët e vet Forumit dhe përfaqësuesve të MKRS-së, MMPH-së dhe CHwB-së.

Analiza për gjendjen ekzistuese të trashëgimisë kulturore të komunës është prezantuar nga koordinatori lokal i CHwB-së. Më pas të gjithë pjesëmarrësit e forumit kanë kryer dhe prezantuar analizën përmes metodave: SWOT- analizë të përgjithshme, SWOT – analizë strategjike dhe analizën PESTEL (analizë Politike, Ekonomike, Sociale, Teknologjike, Mjedisore dhe Ligjore). Pas prezantimeve pati debate dhe diskutime të frytshme.

Prezantim tjetër me interes ishte edhe ai i vizitës studimore në Mbretërinë të Bashkuar, vizitë kjo që u zhvillua prej datës 8 deri 15 Nëntor 2012. Këtu vet pjesëmarrësi i vizitës studimore ndau përshtypjet dhe përvojën e tij/saj me anëtarët e tjerë të Forumit.

00-r6.JPG

Në fund të pjesës teorike, pjesëmarrësit, të ndarë në tri grupe, përcaktuan objektivat e përgjithshme, projektet dhe aktivitetet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes së trashëgimisë kulturore në komunën përkatëse.

Lista e prioriteteve dhe buxhetimi i tyre , do të finalizohen në takimin e tretë të forumit që do të mbahet gjatë tremujorit të parë të vitit 2013.

Pjesa më dinamike dhe atraktive e punëtorive ishte ajo praktike, ku anëtarët e të dy forumeve morën pjesë në një mini-vizitë studimore të përbashkët në Shkodër (Shqipëri).
Pjesëmarrësit, përpos shkëmbimit të përvojave të dy forumeve, patën rastin që të vizitojnë disa nga lokalitetet e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti, si: bujtinën shtrat dhe mëngjes “Tradita Gegë e Toskë”, Muzeun Historik të qytetit, rrugën karakteristike tradicionale “Kol Idromeno”, ikonën e qytetit – Kështjellën e Rozafës bashkë me muzeun e Kështjellës, si dhe Urën e Mesit në fshatin Mes të Shkodrës.

00-shkodra4.JPG

00-shkodra5.JPG

Në fund të çdo punëtorie pjesëmarrësit shprehen opinionet e tyre mbi punëtorinë katër ditore dhe vlerësuan procesin e punës.

Të gjitha shpenzimet ishin të mbuluara nga CHwB (përmes fondeve të shtetit suedez).


Postimi i kaluar


Mar 07 - 2019

Ambasadorja e SHBA-ve Znj. Jacobson dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Z. Krasniqi vizituan Kalanë dhe Hamamin në Vushtrri


Postimi i rradhës


Mar 07 - 2019

CHwB në "Culture Matters 2012"