Aug 12 - 2015
Fondi holandez Prince Claus, në kuadër të Programit të vet të Intervenimit Emergjent Kulturor, do të bashkëfinancojë, në partneritet me zyrën e CHwB-së në Kosovë, ndërhyrjet emergjente në dy monumente publike të trashëgimisë kulturore në Kosovë që janë në gjendje të përkeqësuar.
Punët intervenuese në Kinemanë Lumbardhi në Prizren dhe Xhaminë e fshatit Zatriq në Rahovec janë parashikuar të përfundojnë deri në dhjetor 2015.
Për më shumë informacione lidhur me intervenimet dhe lokalitetet në fjalë drejtohuni në përshkrimin e plotë të projektit.