Mar 07 - 2019
Zyrja e CHwB në Kosovë ka nënshkruar kontratën e grantit të ri me “ Partneritetin për Zhvillim“ (projekt ky i financuar nga USAID) për promovimin e pjesëmarrjes aktive të publikut në planifikim hapësinor komunal.
[caption id="attachment_3695" align="aligncenter" width="604"] Konsultimi publik për Planin Lokal të Trashëgimisë Kulturore në Rahovec (maj 2013)[/caption]
Objektivi kryesorë i këtij projekti është fuqizimi i të gjitha grupeve të komuniteteve, e në veçanti ato të grave, të rinjve dhe grupeve të tjera të rrezikuara, në procesin e vendimmarrjes si dhe zbatimin e qëllimeve të planifikimit hapësinor, duke përfshirë pesë pilot komunat: atë të Gjakovës, Malishevës, Pejës, Prishtinës dhe Vushtrrisë. Për më tepër, gjatë këtij procesi, parashihet të bëhet inicimi i një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet qytetarëve dhe qeverisjes lokale, duke promovuar kështu ndjenjën e fuqizimit dhe atë të pronësisë. Duke u bazuar në komponentët e planifikimit hapësinor në të cilat përfshihen pesë komunat, projekti ka për qëllim arritjen e këtyre rezultateve në ҫdo komunë partnere:
Kohëzgjatja e projektit është 7 muaj.
Për përshkrim më detaj të projektit ju lutemi klikoni këtu.
Për më shumë informata në lidhje me USAID dhe punën e tyre klikoni këtu.