Nëse jeni OJQ dhe nëse keni ide të reja dhe kreative për të nxitur dhe promovuar pjesëmarrjen e komunitetit në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të Kosovës, atëherë dërgoni një Koncept për projekt në organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB.
Shkarko aplikacionin: Grant_Concept_Paper_Form_Albanian_12.doc Number of downloads:
CHwB, në kuadër të programit të saj në Kosovë dhe të financuar nga Agjensioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), është e interesuar që të bashkëpunojë me organizata joqeveritare lokale për zbatimin e projekteve të vogla të cilat kanë për qëllim nxitjen e komuniteteve lokale në mbrojte aktive të trashëgimisë kulturore. Për më tepër, mbështetja e CHwB synon promovimin e aktiviteteve për nxitjen e pjesëmarrjes së komunitetit në ruajtjen dhe respektimin e vlerave kulturore dhe mjedisore.
Aktivitete e përkrahura:
1.Aktivitete vullnetare në pastrimin dhe mirëmbajtjen e vendeve me rëndësi kulturore: monumente, ansamble, lokalitetet arkeologjike
2.Aktivitete për rritjen e vetëdijes dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore (ekskursione, aktivitete sportive-kulturore, shfaqje teatrale, lojëra tradicionale, ngjarje kulturore, promovim të trashëgimisë shpirtërore, ekspozita)
3.Aktivitete për promovimin e trashëgimisë kulturore në funksion të turizmit kulturor (shenjëzim të vendeve me rëndësi, harta, guida turistike)
Për aktivitetin 1 kërkohet pajtim paraprak me institucionet përgjegjëse për trashëgimi kulturore.
Buxheti duhet të planifikohet në mënyrë që shpenzimet për paga dhe mëditje të mos kalojnë kuotën 20% të buxhetit të plotë. Pjesa tjetër e buxhetit, lejohet që të shpenzohet për blerjen e materialeve harxhuese, logjistike, transport dhe materiale promovuese.
CHwB për vitin 2012 ndan 3-6 grante për organizata joqeveritare. Shuma maksimale për një projekt është 5,000 Euro.
Afati i aplikimit 6 – 27 Prill 2012, drejtpërdrejtë në email: gro.bwhc@ovosok. Njoftimi për përfitues: 3 maj 2012
Aplikacioni shkarkohet në web faqe chwb.org/kosovo
Mos harroni përfshirjen në projekt edhe të grupeve të margjinalizuara