Mar 07 - 2019
Të mbrojmë trashëgiminë tonë të përbashkët Evropiane:
Beledije – Qendra e parë rajonale për trashëgimi kulturore në Ballkan
Bashkohuni me ne në kursin e tretë të trajnimit të Beledijes në
Vushtrri / Vučitrn (Kosovë)
“Dizajni i konservimit dhe ripërdorimi i trashëgimisë së ndërtuar”
(26 Mars – 05 Prill 2012)
APLIKONI DERI ME DATËN 19 MARS 2012
Shkarko aplikacionin: Beledije
Hyrje
Kursi i tretë i trajnimit të Beledijes është dizajnuar për të ngritur kapacitetet e personelit teknik të cilët punojnë në menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore.
Kjo do të arrihet përmes:
•Ofrimit të stafit teknik (arkitektëve, inxhinierëve) me informacione në lidhje me ri përdorimin e trashëgimisë së ndërtuar,
•Paraqitjes së teknikave të avancuara të regjistrimit dhe zhvillimit të projekteve konservuese dhe ristauruese,
•Ngitjës së nivelit të shkathtësive të menaxhmentit të trashëgimisë kulturore duke inkurajuar dhe ndihmuar punën multi disiplinare.
Kursi i tretë i trajnimit të Beledijes i adresohet shërbyesve civil, arkitektëve, planifikuesve urban, inxhinierëve civil, arkeologëve, historianëve të artit, kompanive private dhe kontraktueve të cilët punojnë me ndërtesa historike nga Kosova dhe regjioni i Ballkanit. Studentët janë pjesë e këtij grupi të caktuar. Numri i përgjithshëm i aplikantëve të përzgjedhur nuk do të tejkaloj numrin 20.
Pjesëmarrësit do të vijojnë një plan të kombinuar me teori me punë aktuale dokumentuese të mbikëqyrura nga arkitektët, planifikuesit urban dhe arkeologët në monumentet në Kalanë e Vushtrrisë / Vučitrn. Do të organizohet një vizitë studimore në Shkup/FYRoM. Vizita do të përmbajë ligjerata në laboratorin e materialeve shkencore në Shkup, si dhe prezantime të politikave kombëtare dhe praktikave me të mira për restaurim dhe valorizim të trashëgimisë.
Objektivat dhe synimi
Objektiv i kursit të 3të të trajnimit të Beledijes është që të sigurohet zhvillimi dhe qëndrueshmëria e ekspertizës në fushën e menaxhimit dhe konservimit të trashëgimisë kulturore në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Në ketë aspekt, synimi i kursit është qe të:
•Kontribuojnë në ndërtimin e platformës teorike dhe praktike të kuptueshmërisë së përbashkët për pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor;
•Prezantohen mekanizmat dhe mjetet e duhura për menaxhim dhe ruajtje të trashëgimisë kulturore;
•Promovohen dokumentet dhe konventat qe zyrtarizojnë ruajtjen dhe integrimin e trashëgimisë kulturore në zhvillimet lokale;
•Forcohet roli i komuniteteve lokale si pjesëmarrës aktiv në identifikimin dhe ruajtjen e vlerave trashëguese;
Struktura e kursit
Kursi i 3të i Trajnimit të Beledijes do ofroj modulet vijuese:
1.Konservimi i trashëgimisë së ndërtuar;
2.Njohuri tradicionale të kombinuara me shkathtësi zanati;
3.Menaxhim i qendrueshëm dhe planifikim konservimi;
4.Interpretimi i intervenimeve të konservimit dhe restaurimit në pajtim me ripërdorimin e përshtatshëm;
5.Punë praktike;
6.Mbrojtja e trashëgimisë kulturore nga termetet;
7.Analizimi, dokumentimi , disgnostifikimi dhe planifikimi për konservim të trashëgimisë kulturore;
8.Principet shkencore të konservimit: teknikat dhe materialet;
9.Ripërdorimi i ndërtesave historike;
10.Zhvillimi i restaurimit të Projektit;
11.Menaxhimi i trashëgimisë kulturore;
12.Hyrje në politikat dhe praktikat kombëtare të FYROM/Maqedonisë sa i përekt mbrojtjës së trashëgimisë kulturore;
Lokacioni i kursit
•Vushtrri / Vučitrn, Kosovë
•Shkup, FYROM (Maqedoni)
Pagesa e shpenzimeve ditore dhe akomodimi
Pagesa e shpenzimeve ditore do të mbuloj ushqimet, akomodimin dhe transportin. Pjesëmarrësit do të qëndrojnë në Vushtrri / Vučitrn dhe do tu ofrohet trasporti për vizitën studimore ne Shkup.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
•Forma e nënshkruar e aplikacionit të dërgohet përmes e-mail-it
•CV (që paraqet përvojën relevante në trashëgiminë kulturore)
•Letër motivuese (maksimum një faqe, e cila përshkruan shkathtësitë kryesore, motivimin, pritjet nga kursi, plani që duhet zbatuar dhe shpërndarja e njohurive që do të fitohen).
•Letër mbështetëse e nënshkruar nga mbikëqyrësi, i cili konfirmon mungesën tuaj nga puna për kohëzgjatjen e kursit.
Të gjithë aplikuesit duhet të dërgojnë aplikacionet e tyre deri të Hënën me datën 19 Mars 2012 deri në orën 16.
Gjuha e kursit është gjuha angleze, dhe të gjithë aplikacionet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze.
Ju mund ta shkarkoni aplikacionin për programin e 3-të të trajnimit Beledije – Vushtrri / Vučitrn në:
www.beledije.eu
Procesi i aplikimit
Të gjitha dokumentet dhe informacionet tjera duhet të dërgohen me email tek: [email protected]
Rezultatet e procesit të aplikimit do të shpallën me datën 21 Mars 2012, duke ju dhënë kohë pjesëmarrësve qe të përgatiten për kursin dy javor.
Pjesëmarrësit duhet të arrijnë në Vushtrri / Vučitrn me datën 25 Mars, me së voni në 17.00’. Ligjëratat do të fillojnë me datën 26 Mars 2012.
Të gjithë pjesëmarrësit qe do të kalojnë vlerësimin final do të pajisen me “Çertifikatën e Beledijes”.
Kjo është një ngjarje qe nuk do te dëshironit ta lëshoni!