Mar 07 - 2019
Më 19 Qershor 2015 është nënshkruar marrëveshja trepalëshe mes Komunës së Parteshit, Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë dhe OJQ "Iniciativa e të rinjve të Parteshit" rreth projektit "Mbështetja e shoqërive kulturoro-artistike lokale me fonde për blerje të veshjeve tradicionale në Partesh".
Në kuadër të këtij projekti janë prodhuar 20 veshje tradicionale të komunitetit serb nga artizanët lokalë, bazuar në teknikat lokale. Projekti i cili ka filluar në Dhjetor të vitit 2014 është zbatuar nga OJQ "Iniciativa e të rinjve të Parteshit" dhe është financuar nga fondet e shtetit suedez përmes Trashëgimisë Kulturore pa Kufij. Bazuar në këtë marrëveshje, veshjet e prodhuara tani e tutje do të jenë në pronësi të Komunës së Parteshit, përderisa ato do të jenë në shërbim publik të të gjitha subjekteve të interesuara.
Të gjitha subjektet kulturore të regjistruara dhe që veprojnë në komunën e Parteshit apo edhe grupe të organizuara të nxënësve të kësaj komune kanë të drejtë të përdorin veshjet tradicionale për aktivitetet e tyre. Për këtë çështje, organizatat apo drejtorët e shkollave përkatëse duhet të dorëzojë një kërkesë me shkrim dhe përshkrim të shkurtër të aktivitetit kulturor së paku 3 javë përpara tek Drejtoria e Kulturës së Komunës së Parteshit.
Ky projekt ka qenë një nga prioritetet e Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Parteshit. Ky plan është hartuar nga CHwB, Komuna e Parteshit dhe institucione tjera të nivelit qendror në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015.