Apr 25 - 2016
Më 22 Prill 2016 është mbajtur konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-15. Konferenca përmbyllëse ka prezantuar metodologjinë, reflektimet, sfidat dhe të arriturat e përbashkëta e të gjithë partnerëve në këtë ndërrmarje të madhe në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), zyra në Kosovë gjatë periudhës 2012-15 ka zbatuar programin e Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në shtatë komunat e Kosovës: Dragash, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik, Partesh, Rahovec dhe Vushtrri. Ky program është zhvilluar në saje të financimit të shtetit Suedez dhe në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve (MKRS), Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe partnerë të tjerë strategjik.
FJALIMET HYRËSE: Sali Shoshi, drejtori ekzekutiv i CHwB-së në Kosovë; Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë në MKRS; Annika Magnusson, sekretare e përgjithshme e CHwB-së; Mirnije Stublla, zyrtare e programit nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë
PREZANTIM “Programi i Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-15”: Sali Shoshi, drejtori ekzekutiv i CHwB-së në Kosovë; Enes Toska, menaxher programi në CHwB Kosova
Nën udhëheqje të Forumeve Lokale të themeluara nëpër komuna dhe me një bashkëpunim të ngushtë mes gjithë partnerëve të programit janë hartuar Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore për këto komuna. Këto plane kanë identifikuar resurset e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të shërbejnë si bazë për zhvillim ekonomik dhe social të komunitetit. Për më tepër, përpos hartimit të planeve ky program ka zbatuar më se 80 projekte prioritare të identifikuara në këto plane. Prezatimi i përgjithshëm i këtyre projekteve të kategorizuara në 4 fusha tematika është bërë nga përfaqësues të ndryshëm të partnerëve të programit.
PREZANTIMI TEMATIK I PROGRAMIT “Nga planifikimi në veprim”
1. Konservimi dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore – Nol Binakaj, Zëvendës drejtor dhe menaxher programi në CHwB Kosova
2. Promovimi i trashëgimisë dhe turizmit kulturor – Shukrane Begu, drejtoreshë e Muzeut të Vushtrrisë
3. Edukimi dhe vetëdijesimi mbi trashëgimi kulturore dhe natyrore – Stefan Stojanović nga OJQ Aktiviteti Rinor i Parteshit
4. Hulumtim dhe strategji planifikimi për trashëgimi kulturore dhe natyrore – Luan Nushi drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor / Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Konferenca u përmbyll me dy ligjerata të ekspertëve ndërkombëtar dhe Forumin “Roli i trashëgimisë në zhvillim lokal”.
LIGJËRATA “Rëndësia e zhvillimit ekonomik përmes trashëgimisë” nga Christer Gustafsson, Universiteti Uppsala dhe anëtar i Bordit të CHwB-së
LIGJËRATA “Rëndësia e edukimit dhe vetëdijesimit për trashëgimi kulturore” nga Lejla Hadžić, Koordinatore Rajonale dhe drejtoreshë ekzekutive e CHwB-së në Shqipëri.
FORUM DISKUTIMI “Roli i trashëgimisë në zhvillim lokal” – Moderator: Sali Shoshi (CHwB Kosova), Panelistë: Mimoza Kusari-Lila (Kryetare e Komunës së Gjakovës), Artnet Haskuka (UN-Habitat Kosova), Egzona Azemi (guidë turistike – Vushtrri), Nora Arapi-Krasniqi (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve), Luan Nushi (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor), Bujar Haziri (Komuna e Gjilanit) dhe Xhejrane Lokaj (OJQ “Iniciativa e grave” nga Komuna e Dragashit).