Oct 05 - 2018

Ligjëruesit e punëtorisë “Heritage Lab”

“Heritage Lab” do t'u ofrojë studentëve të rinjë hapësirë për edukim si rezultat i një programi që kombinon teorinë dhe praktikën.

Përgjatë punëtorisë, studentët do të ndjekin një program të ngjeshur të ligjeratave, prezantimeve si dhe punës praktike.
Ligjeratat do përfshijnë fushën e konzervimit, revitalizimit dhe interpretimit të trashëgimisë kulturore. Ato do të përcjellën me punë praktike e cila do të realizohet brenda hapësirës së monumentit ‘Mulliri i Frrok Dokiqit’, ku studentët do të mësojnë metodat profesionale të konzervimit dhe revitalizimit, si dhe përreth fshatit Letnicë i cili do të jetë burim i tregimeve për punën e studentëve në interpretim.

Përveç edukimit, ky laborator është hapësira ku studentë me sfonde të ndryshme, bashkë me komunitetin lokal, do të mësojnë ta vlerësojnë dhe shijojnë trashëgiminë kulturore përmes mënyrave të reja të rijetëzimit e interpretimit të saj, duke promovuar një nga vlerat tona kryesore “të drejtën në kulturë”.

Njoftohuni me profesorët dhe koordinatorët e punëtorisë “Heritage Lab” 2018:

                    Andrew Shepherd
ADWS Passport sized

Andrew Shepherd është arkitekt i cili përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit ka qenë i përfshirë në edukim në sektorin e konzervimit, fillimisht si drejtor i edukimit pasuniverstiar të Ndërtimit dhe Konservimit në Asociacionin Arkitekturor të Shkollës së Arkitekturës në Londër, Britani të Madhe, por gjithashtu në Kampet e Restaurimit të CHwB-së në Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Herzogovinë dhe Serbi, si dhe në kampe të ngjashme të Trustit të Transilvanisë në Rumani për gati njëzet vjet.

                Aslihan Demirtas
Aslihan

Aslihan Demirtas është drejtuese e Aslihan Demirtas Design dhe Research Studio dhe bashkë-themeluese e KHORA, studio e dizajnit interdisiplinor me seli në Stamboll dhe Nju Jork. Veprimtaria e saj kalon kufijtë dhe shtrihet në disiplina të ndryshme siç janë ndërtimi, ‘landscape’, instalimi i  ekspozitave dhe projekteve artistike si dhe hulumtimi dhe aktivizmi.
Demirtas përveç tjerash ishte dizajnere kryesore e Muzeut të Artit Islamik në Doha, Katar, dhe Kishës Miho në Kioto, Japoni për I.M. Pei-Architect,. Në vitin 2009 ajo filloi praktikën e saj në Nju Jork, ndërsa në vitin 2011 themeloi zyrën e saj në Stamboll për t’i mbikqyrur projektet e saj në Turqi dhe Evropë.
Aslihan Demirtas është profesoreshë e rregullt në Universitetin Kadir Has, dhe Fakultetin e Arteve dhe Dizajnit në Stamboll. Ajo ka ligjëruar në GSD, Harvard, MIT, Bauhaus-Universität Weimar, Parsons dhe Universitetin Amerikan në Bejrut. Ajo ka shkruar një kapitull në librin Landscapes of Development: The Impact of Modernization on the Physical Environment of the Eastern Mediterranean të botuar nga Harvard University Press dhe aktualisht është duke punuar në librin e saj "Graft" të financuar nga Fondacioni Graham.

   Florina Jerliu 
23434783_1791824237556077_5758668977783311226_n
Florina Jerliu është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajo ligjëron Art dhe Histori Arkitekturore, Teori dhe Trashëgimi të Ndërtuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ndërsa Estetikë dhe Art Publik në Fakultetin e Arteve. Ajo është bashkëthemeluese dhe kryesuese e fondacionit për arkitekturë dhe urbanizëm Archis Interventions Prishtina (pjesë e Rrjetit Archis bashkë me Archis Interventions Amsterdam dhe Archis Interventions Berlin).
Jerliu është autore e Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore në Kosovë 2017-2027; autore dhe dizajnere e parkut të parë arkeologjik kombëtar në Kosovë “Parku arkeologjik Ulpiana”; autore e librave si Ruajtja e Trashëgimisë së Ndërtuar (2016), Trashëgimia Kulturore në Kosovë: Koncepte dhe Kontekste të Mbrojtjes (2017); dhe punimeve të tjera shkencore. Ajo është gjithashtu fituese e Çmimit Vjetor për Kontribut Shkencor në fushën e trashëgimisë Kulturore “Zef Mirdita” (2018), të dhënë nga MKRS.

                 Janja Sivec
janja sivec1

Janja Sivec është intepretuese, trajnere e Interpret Europe dhe udhëheqëse e OJQ-së Legends në Slloveni. Ajo punon në interpetimin e trashëgimisë kulturore që nga viti 2010, kur gjeti përgjigjen në pyetjen: Si t’i lidhim vizitorët me trashëgiminë? Puna e saj kryesisht është udhëheqja e kurseve trajnuese dhe punëtorive, konsultimet mbi interpretimin e trashëgimisë dhe promovimin e këtij profesioni në Slloveni dhe Evropë. Suksesi i saj më së shumti shpërfaqet në dizajnimin dhe udhëheqjen e programeve pedagogjike për fëmijë dhe të rinjë, aty ku i shfaqet karakteri i vërtetë.

Erëmirë Krasniqi
IMG_1624

Erëmirë Krasniqi është drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës për Histori Gojore. Së voni, ajo ka studiuar në Universitetin e Jenas ku ka vijuar programin në Ekspozim të Historisë Bashkëkohore, ajo poashtu ka magjistruar në Dartmouth në Letërsi Krahasuese. Aktualisht ajo është duke e hulumtuar koleksionin e artit modern të Galerisë Kombëtare të Kosovës.

                Faton Hasani
fatoni

Faton Hasani është regjisor i filmit i cili për një kohë të gjatë ka punuar si dizajner i Motion Graphic dhe editim të videove. Si rezultat i pasionit të tij të përhershëm karshi punës së zejtarisë, ai herët ka filluar të eksperimentojë në prodhimin e orendive dhe rimodelimin e enteriereve. Përgjatë punës së tij Fatoni jo vetëm që u ka dhënë jetë objekteve dhe materialeve të vjetra, por ka pasur raste kur atyre ua ka ndërruar krejtësisht funksionin e tyre primar. Projekti i fundit në të cilin ka punuar është 'Rijetësimi' i Kullës tradicionale në Drenoc, duke e transformuar atë në Bed & Breakfast, si pjesë e një punëtorie tjetër të organizuar nga CHwB Kosova.


Postimi i kaluar


Oct 05 - 2018

Ligjëruesit e punëtorisë “Heritage Lab”


Postimi i rradhës


Feb 25 - 2019

Fillon zyrtarisht projekti H2020 ILUCIDARE i cili ka për qëllim zhvillimin e një rrjeti ndërkombëtar mbi inovacionin dhe diplomacinë, në fushën e trashëgimisë.