Mar 07 - 2019

Makina është vënë në lëvizje! Forumet Lokale marrin rolin udhëheqës në procesin e Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore

0-001.jpg

Me takimet e para të FLTK-ve, që u mbajtën në secilën prej 7 komunave partnere, Forumet nisën rrugëtimin përpara për t’u bërë motor i vërtetë i procesit.

Takimet e para përuruese të Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në 7 komunat partnere janë zhvilluar ndërmjet 17-24 tetorit ku dhe kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore, si: Gjilani, Parteshi, Gjakova, Rahoveci, Kaçaniku, Dragashi dhe Vushtrria.

Takimet ishin të karakterit përurues dhe informativ, ku pjesëmarrësit mësuan rreth punës së CHwB-së në 10 vitet e fundit, rreth procesit dhe metodologjisë në hollësi të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (PLTK), rreth përgjegjësive të të gjitha palëve, atë se çfarë do të përfitojnë komunat dhe komunitetet nga këto plane dhe cilat janë hapat pasuese për periudhën afatshkurtër (deri në fund të vitit 2012) si dhe aktivitetet afatgjata (2013-2015).

Në këto takime ishin të pranishëm përfaqësues të komunave partnere dhe të institucioneve të nivelit qendror (si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë), UN-HABITAT-it dhe të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC), së bashku me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile të përbërë nga OJQ-të dhe individë nga komunat përkatëse. Çfarë është më me rëndësi, kryetarët dhe nënkryetarët e komunave përshëndetën fillimin e këtij procesi të rëndësishëm si dhe dhanë mbështetjen e tyre.

0-00gjilan.JPG

0-00Dragash.JPG


Postimi i kaluar


Mar 07 - 2019

Në përkrahje të vlerave të trashëguara dhe të drejtës së komunitetit për ti gëzuar ato


Postimi i rradhës


Mar 07 - 2019

QENDRA E PRIZRENIT PO GJALLËROHET!