Mar 07 - 2019
Prej datës 21 deri 24 Korrik 2015 janë mbajtur takimet e IX-ta të rregullta të Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore. Këto takime janë mbajtur në kuadër të programit katërvjeçar (2012-2015) të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në shtatë komuna të Kosovës. Takimet janë bashkë-udhëhequr nga menaxheri i programit, Enes Toska dhe koordinatorët lokal të komunave partnere, atë të Dragashit, Gjakovës, Gjilanit, Kaçanikut, Parteshit, Rahovecit e Vushtrrisë.
Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore Dragash
Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore Gjakovë
Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ka qenë njoftimi i anëtarëve të Forumeve rreth ecurisë së zbatimit të projekteve të dala nga Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore të këtyre komunave në gjysmën e parë të vitit 2015. Gjatë takimeve, përmes prezantimeve të ndryshme nga stafi përgjegjës i CHwB si dhe nga organizata tjera partnere, anëtarët e Forumeve patën rastin të njoftohen rreth projekteve të zbatuara dhe ato që janë në proces të zbatimit. Gjatë sesioneve nuk munguan pyetjet, sugjerimet dhe diskutimet e ndryshme që ndërlidheshin me projektet e sipërpërmendura.
Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore Gjilan
Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore Kaçanik
Pikë tjetër e rendit të ditës ishte njoftimi i anëtarëve të të gjitha forumeve rreth planifikimeve për përmbylljen e programit katërvjeçar. Gjithashtu gjatë takimeve është diskutuar mbi qëndrueshmërinë e Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore, të themeluara në fillim të këtij programi në vitin 2012. Shumica e anëtarëve prezent u pajtuan që forumet të vazhdojnë së funksionuari edhe pas përfundimit të programit katërvjeçar, pasi që ato paraqesin një platformë unike të shkëmbimit ndërinstitucional të krijuar në lëmin e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore Partesh
Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore Rahovec
Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore Vushtrri
Forumet Lokale të Trashëgimisë kulturore janë autorë të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në shtatë komuna partnere të CHwB-së. Secili Forum përbëhet nga gjithsej 20 anëtarë, ku më shumë se gjysma e anëtarëve janë nga komunat përkatëse, si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore, autoritetet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile. Katër rolet kryesore të Forumeve në kuadër të këtij programi katërvjeçar janë: komunikimi dhe koordinimi ndërinstitucional; vendimmarrja në hartim të planeve lokale dhe vendosjen e prioriteteve; mbikëqyrja dhe përkrahja gjatë zbatimit të prioriteteve të dala nga planet lokale; dhe partnerë implementues të disa nga prioriteteve të dala nga po të njëjtat plane.