Dec 03 - 2021
Arnisa Zeqo - Kuratore, Shkrimtare, Pedagoge
Arnisa Zeqo është kuratore, shkrimtare dhe pedagoge që jeton dhe vepron në Amsterdam. E lindur në Tiranë, ajo u rrit në Romë dhe më vonë u shpërngul në Amsterdam për të studiuar Historinë e Artit në UVA. Momentalisht, ajo është hulumtuese në rezidencën e Rijksakademie voor Beeldende Kunsten në Amsterdam. Ajo është gjithashtu kandidate për doktoraturë në Historinë e Artit në Vrije Universiteit gjithashtu në Amsterdam. Së fundi (2015-2017) ajo ka punuar për documenta 14 në Athinë dhe Kassel, si përgjegjëse për programet edukative (aneducation) në Athinë. Në vitin 2016/17 ishte ligjëruese e ftuar në Shkollën e Arteve të Bukura të Athinës. Ajo ka qenë Mondriaan Fonds Fellow në Akademinë Amerikane në Romë në vjeshtën e vitit 2017 duke trajtuar thashethemet, skandalet dhe sjelljet e mira. Puna e saj përfshihet në praktikat artistike që kanë të bëjnë me performancën, trillimin, tregimet e artit dhe edukimin. Një terminologji që ajo po e zhvillon përqendrohet në "trupin konceptual" dhe kryqëzimet midis performancës, materialit të shtypur dhe artit konceptual. Arnisa bashkëthemeloi rongwrong, një hapësirë për artin dhe teorinë në Amsterdam në vitin 2011. Ajo kontribuon rregullisht në revista si Camera Austria dhe Metropolism dhe ka botuar me shtëpi botuese si Archive Books, Roma Publications dhe Dancing Foxes. Shkrimet e Jane Bowels dhe June Jordan i japin një ndjenjë çliruese metodologjive të saj.
Doruntina Basha - Dramaturge, Skenariste
Doruntina Basha është dramaturge dhe skenariste nga Prishtina. Ka studiuar Dramaturgjinë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, dhe ka kryer studimet master në programin Crossways in European Humanities nga Erasmus Mundus. Punon në teatër dhe prej afro dy dekadash. Dramat e saj janë përkthyer në serbisht, anglisht, frengjisht, italisht, turqisht e gjermanisht dhe janë publikuar në Kosovë, Serbi, Mbretëri të Bashkuar, SHBA, Turqi dhe Itali.
Drama e saj “Gishti” (2011) është shpërblyer me çmimin “Drama më e mirë e angazhuar” në konkursin ballkanik për dramë bashkëkohore të organizuar nga Heartefact Fund (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë). Më vonë kjo dramë u shpërblye me Kurorën e Artë si “Drama me të mirë bashkëkohorë nga Ballkani” në festivalin ndërkombëtar të teatrit MESS, në Sarajevë (2013), dhe “Drama më e mirë kombëtarë” në festivalin Flaka e Janarit në Gjilan (2016). “Gishti” është inskenuar në tetë teatro të ndryshëm në Evropë dhe SHBA mes viteve 2012-2021, përfshirë teatrin Bitef në Beograd, Teatro Stabile - Mercadante në Napoli, dhe Volkstheater Hundsturm në Vjenë. Ajo është bashkëskenariste e “Zgjedh një emër” (2019), filmit të shkurtër nga Dritëro Mehmetaj, që u shpërblye si “Filmi më i mirë i shkurtër” në kategorinë kombëtare në Dokufest (2019). Skenari i saj për film të gjatë “Vera Andrron Detin”, në regji të Kaltrina Krasniqit, u dha premierë në seksionin Orizzonti të Festivalit të 78-të Ndërkombëtar të të Filmit në Venecia, ku u shpërblye me çmimet “Edipo Re” dhe “Authors Under 40”. Filmi po ashtu fitoi Tokyo Grand Prix në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio në nëntor 2021.
Sezgin Boynik - Hulumtues, Redaktor
Sezgin Boynik është teoricien që jeton dhe vepron në Helsinki dhe Prizren. Ka përfunduar doktoraturën mbi kinemanë jugosllave ‘Black Wave’. Ai ka bashkë-redaktuar ‘Nationalism and Contemporary Art: Critical Reader’ (MM & Exit, 2007), ‘History of Punk and Underground in Turkey’ (BAS, 2008), dhe ‘Noise After Babel: Language Unrestrained’ (Spector Books, 2015, me Minna Henriksson). Publikimet e fundit të tij përfshijnë ‘Spring Verbal Coiled: Devices of Lenin's Language’ (Rab-Rab Press, 2018), ‘Free Jazz Communism’ (Rab-Rab Press, 2020), dhe ‘Sickle of Syntax and Hammer of Tautology: Concrete and Visual Poetry in Yugoslavia, 1968-1983’ (OEI Editör, 2021). Momentalisht ai është duke punuar në një projekt për finalizimin e përkthimit të dramës zaum të Ilya Zdanevich, ‘Yanko, Albanian King,’ mbështetur nga CHwB Kosova. Ai është redaktor i Rab-Rab Press në Helsinki (www.rabrab.fi) dhe anëtar themelues i kolektivit Pykë-Presje në Prizren.