Jun 15 - 2023
Heritage Space zgjedh mentorë të cilët ndihmojnë përfituesit, duke adresuar çështje dhe mundësi që lindin gjatë zbatimit të secilit projekt. Një proces i suksesshëm mentorimi kërkon që të gjitha palët e përfshira të luajnë rol aktiv, dhe një dialog pozitiv e respektues ndërmjet të gjitha palëve. Mentorët ofrojnë komente të sinqerta, seanca mentorimi të planifikuara me kujdes, dhe këshilla mbi caktimin e qëllimeve të realizueshme, hulumtimin, qasjen në informata, dhe rrjetëzimin me individë apo institucione relevante. Përveç kesaj, mentorët do të ofrojnë këshilla për promovimin, shpërndarjen si dhe strategjinë e komunikimit të projekteve finale.
Mentorët e edicionit të 7-të të Heritage Space janë:
Kaltrina Krasniqi
Kaltrina Krasniqi është regjisore dhe hulumtuese e bazuar në Kosovë, themeluese e Vera Films - kompani për produksion filmik, anëtare themeluese e Iniciativës për Histori Gojore - një arkiv dixhitale e rrëfimeve personale , dhe bashkëthemeluese e kafe librarisë Dit! e Nat!. Filmi i saj debutues me metrazh të gjatë “Vera Andrron Detin”, u shfaq premierë në Festivalin e 78-të të Filmit në Venecia dhe mes shumë mirënjohjeve iu dha Çmimi i Madh i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tokio 2021 dhe Çmimi Ingmar Bergman në Festivalin e Filmit në Gothenburg 2022. Momentalisht është duke punuar për filmin e saj të dytë, “Bleach”.
Piro Rexhepi
Shkruan për dekolonialitetin, Islamin dhe seksualitetin në Ballkan. Ai ka një doktoraturë në Politikë nga Universiteti i Strathclyde dhe është autor i librit “White Enclosures: Racial Capitalism and Coloniality Along the Balkan Route me Duke University Press”.