Mar 07 - 2019
Me kenaqësi ju njoftojmë se më 31 Mars 2014, projektit ‘Restaurimi dhe revitalizimi i verarisë së kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe’, i është dhënë leja nga Këshilli për Zbatim dhe Monitorim (KZM), nëprëmjet sekretariatit që vepron në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Projekti ka kaluar fazën fillestare të pastrimit duke mundësuar kështu realizimin e matjeve në terren dhe konsultimet për hartimin e dokumentacionit përkatës, duke përfshirë këtu edhe konsultimet me përfaqësuesit përfitues: komunitetin lokal në Hoçën e Madhe si dhe me Kishën Ortodokse Serbe.
Pas matjeve në teren, ekipi projektues ka nisur me përcaktimin e analizave të defekteve në objekt dhe ndërhyrjet e propozuara duke perfshirë: punët e pastrimit dhe përgatitjes, demolimit, punët e muratimit, suvatimit, kulmit, hapjeve (të dyerve dhe dritareve), dyshemesë dhe drenazhës.
Në javët në vijim, stafi i projektit do te angazhohet në identifikimin e kompanive të interesuara për realizimin e punëve restauruese, në harmoni me lejen e siguruar nga KZM.
Për më shumë informata rreth projektit Restaurimimi dhe revitalizimi i verarisë së Kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe klikoni këtu.