Mar 07 - 2019
Më 15 Prill 2014, duke filluar nga ora 11:00, në Galerinë e Arteve në qytetin e Gjilanit është mbajtur cermonia e shpërblimeve për llogo regjionale të organizuar me shkolla të regjionit lindor të Kosovës. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit të Programit të Përbashkët të "BE/KE Përkrahje për promovimin e diversitetit kulturor (PDKK)" ku Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) është partner implementues për aktivitete në regjionin lindor të Kosovës.
Në kuadër të projektit, gjatë periudhës tetor 2013, kanë marrë pjesë 11 komuna të regjionit. Qëllimi i kësaj gare ka qenë përfshierja e gjerë e nxënësve të shkollave fillore, konkretisht paralelet III, VI dhe IX në dizajnimin e një llogoje me motive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, me të cilën mund të identifikohet dhe promovohet regjioni lindor i Kosovës.
Cermonia është hapur nga nikoqiri, kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri dhe është përcjellur edhe nga fjalimet e znj. Michele Bergdoll nga Këshilli i Evropës e cila njëherit është edhe menagjere e projektit të PCDK-së dhe pasuar nga Sali Shoshi, shefi i Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë. Të njejtit bënë edhe shpërndarjen e çmimeve për nxënësit e përzgjedhur.
Çmimi i katërt i takoi Amir Axhamit, nxënësit të klasës së tretë nga shkolla Emin Duraku prej komunës se Kaçanikut.
Çmimi i tretë i takoi Andina Matoshit, nga shkolla Abdullah Krashnica prej komunës së Kamenicës.
Çmimi i dytë i takoi Diellza Fazliut, nxënëses së klasës së nëntë nga shkolla Asllan Thaçi prej komunës së Kamenicës.
Çmimi i parë i takoi Dior Muratit, nga shkolla Thimi Mitko prej komunës së Gjilanit.
Përpos ceremonisë së shpërblimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të përcjellin ekspozitën fotografike të përgaditur enkas nga CHwB që do të jetë e hapur deri në fund të këtij muaji. Kjo ekspozitë përmbante një përzgjedhje të fotografive nga vizitat edukative dhe aktivitete vetëdijësimi në lokalitetet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore me publik të përgjithshëm përfshirë këtu dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë dhe me nxënës të shkollave fillore të këtij regjioni të mabjtur gjatë vitit 2013.
Në përmbyllje të ceremonisë, pjesëmarrësit patën rastin të kalojnë çaste të mrekullueshme nën tingujt e performancës së nxënesve të shkollës së muzikës së Gjilanit dhe shijuar koktejin me ushqim tradicional të përgaditura nga organizata joqeveritare të regjionit.