Mar 07 - 2019

Në Gjakovë hapet Zyra Informative Turistike

Që nga 15 Shtatori 2014, Gjakova në pjesën historike të qytetit, në “Çarshinë e Madhe”, pranë Xhamisë së Hadumit, do ta ketë Zyrën Informative Turistike e cila është hapur me mbështetjen e Komunës së Gjakovës dhe Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë. Me një solemnitet rasti të organizuar, fjalë përshëndetëse ka mbajtur kryetarja e Komunës, znj.Mimoza Kusari Lila, e cila ka thënë se kjo zyrë hapet pas përpjekjeve të vazhdueshme që Gjakova të përfshihet në hartën turistike të rajonit.

gjakova tourist office 02

gjakova tourist office 03

gjakova tourist office 06

gjakova tourist office 01

"Kjo çarshi është më e madhja në Ballkan dhe ka vlera të posaçme, pasi këtu janë Xhamia, Teqja dhe Kisha, dhe këto janë vlera të kombit shqiptar. Poashtu janë artizanatet, që është edhe arsyeja përse kjo çarshi ishte krijuar dhe ekziston, dhe ne nuk duam që këtu të kemi suvenire të importuara, porse ato të jenë të prodhuara nga duart e arta të artizanëve tanë" ka pohuar kryetarja Mimoza Kusari Lila, e cila më pas, duke u ndërlidhur me zhvillimin ekonomik, ka bërë të ditur se Komuna e Gjakovës ka ndarë fondin për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

gjakova tourist office 04

Në emër të CHwB, hapjen e Zyrës Informative Turistike e ka përshëndetur drejtori i zyres së Kosovës Sali Shoshi, i cili pos që ka përmendur investimet në trashëgiminë kulturore historike në Gjakovë, njëherit është shprehur se ky bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe me organizatat lokale do të vazhdojë, pasi Gjakova ka trashëgimi të pasur kulturore e historike. 

gjakova tourist office 05gjakova tourist office 07

Në emër të Zyrës Informative Turistike dhe të OJQ Shoqata për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore - PROKult të cilët do ta menaxhojnë këtë zyre, për nismën e punës ka folur Kujtim Rrahmani, i cili ka thënë se ka qenë ëndërr e kamotshme e tij, dhe së fundmi u realizua pas mbështetjes së ofruar nga Komuna e Gjakovës dhe CHwB-ja, të cilat i ka falënderuar. “Besoj se Çarshia e Madhe do të ketë rol dhe atraksion më të madh, se sa që ka sot” është shprehur Kujtim Rrahmani. Për qëndrueshmërinë e zyrës, në të ardhmen ajo do të financohet nga Komuna e Gjakovës dhe bizneset lokale.

gjakova tourist office 08 gjakova tourist office 09

gjakova tourist office 10

Themelimi i Zyres Informative Turistike ka qenë një nga prioritetet e Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Gjakovës. Ky plan është pjesë e Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 të hartuar nga CHwB, Komuna e Gjakovës dhe institucione tjera të nivelit qendror. Për më shumë informata rreth këtij programi klikoni këtu.


Postimi i kaluar


Mar 07 - 2019

KONKURS PËR BURSA


Postimi i rradhës


Mar 07 - 2019

Komuna e Rahovecit shënoi Festën e vjeljes së rrushit