Sep 09 - 2022

NJIHUNI ME LIGJËRUESIT: Restaurimi i Xhamisë së Osman Efendisë në Novobërd

ANDREW SHEPHERD, arkitekt/ konservator nga Mbretëria e Bashkuar

Andrew është arkitekt/ konservator me seli në Shefild, Mbretëri e Bashkuar, për më shumë se 40 vite. Atij i pëlqente të jepte udhëzime për një numër të konsiderueshëm të projekteve të shumëllojshmërisë mahnitëse që përfshinin Lokalitetet e Rëndësishme Arkeologjike të Monumenteve të Lashta, objektet e caktuara të trashëgimisë kulturore dhe ndërtesat që gjenden në zonat e mbrojtura. Këto rradhiten duke filluar nga riparimi i shtëpizës së braktisur të zogjve e deri tek punimet në ndërtesat e mëdha industriale, monumentet, shtëpitë e shumë të tjera! Gjithmonë ka punuar rreth një spektri të gjerë të objekteve kishtare që iu nënshtroheshin riparimeve ose përmirësimeve për besimet dhe kategoritë e ndryshme. Për më tepër, ai posedon përvojë të pasur sa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjeve; është ekspert në identifikimin e defekteve të ndërtimeve, pakujdësisë profesionale dhe mosmarrëveshjeve  të tjera që kanë të bëjnë me punët ndërtimore, pasi ka vepruar si arbitër, vlerësues, ndërmjetës dhe pajtues. Ka qenë i angazhuar në arsimin pasuniversitar për konservimin e ndërtesave pranë Shoqatës së Arkitektëve në kuadër të Universitetit të Arkitekturës (School of Architecture ) në Londër për 15 vjet, gjë që ka rezultuar edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në mësimdhënie/punëtori në Evropën Lindore dhe në Ballkan për më shumë se 20 vjet. Ai është ekspert i akredituar i BE-së për trashëgimi, i angazhuar në OJQ-të për trajnim në fushën e trashëgimisë në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Shqipëri dhe Rumani.

SILVIA NALDINI, hulumtuese dhe ligjëruese në Universitetin e Teknologjisë Delft

Silvia Naldini është hulumtuese dhe ligjëruese në Universitetin e Teknologjisë Delft. Përgjatë më shumë se 30 viteve fusha e saj e punës ka përfshirë konservimin e ndërtesave – konservimin parandalues dhe mirëmbajtjen e planifikuar. Teoria dhe praktika. Ajo është aktive në programin holandez Monumentenkennis (Monumentet dhe njohuritë) në zhvillimin dhe zbatimin e sistemit MDCS – Diagnoza e monumenteve dhe sistemi i konservimit. Ka nisur projektin Monumentenwacht që ka për qëllim fuqizimin e inspektorëve të organizatës kombëtare Monumentenwacht për mirëmbajtjen e trashëgimisë ndërtimore dhe konservimin parandalues. Ishte përgjegjëse për hulumtimin (TU Delft dhe RCE) mbi transformimin integral të muzeve holandeze gjatë 30 viteve të fundit ('Metamorfoza' https://books.bk.tudelft.nl/press/catalog/book/697). Aktualisht drejton një projekt që ka për qëllim transformimin proaktiv dhe integral të muzeve rajonal (të vegjël) në Holandë dhe potencialeve të tyre për t'u bërë qendra ndërlidhëse sociale.

BORIS HOCHEL, arkitekt nga Sllovakia

Boris Hochel është arkitekt nga Sllovakia me fokus në eko-arkitekturë, zdrukthëtari tradicionale dhe projekte për konservimin e arkitekturës. Jeton në Bratisllavë, Sllovaki.

BEKIM ÇEKO, PhD në arkitekturë, hulumtues dhe ligjërues në UBT

Bekim Çeko është hulumtues dhe ligjërues i Mbrojtjes së Trashëgimisë Ndërtimore dhe Historisë së Arkitekturës në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë – UBT, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, me seli në Prishtinë. Ai është edhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Çeko ka doktoruar në vitin 2017 në fushën e arkitekturës në Universitetin e Trakya-s dhe ka marrë gradën Bachelor dhe Master në fushën e arkitekturës në Universitetin e Arteve të Bukura Mimar Sinan. Ka punuar në disa projekte që kryesisht kanë të bëjnë me restaurim dhe këshilldhënie brenda dhe jashtë Kosovës. Ai gjithashtu fasiliton zhvillimin e dokumenteve strategjike dhe teknike për menaxhimin dhe zbatimin e çështjeve të trashëgimisë kulturore.

AVNI MANAJ, arkitekt, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve

Inxhinier i diplomuar i arkitekturës, arkitekt në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Me një përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e trashëgimisë kulturore në kuadër të institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare, në implementimin e shumë projekteve të konservimit/ restaurimit të monumenteve. Kryesues i Komisionit Profesional Shqyrtues të projekteve të konservimit/ restaurimit, anëtar i Komisionit Shtetëror për vlerësimin e dëmeve të luftës së vitit 1999 dhe anëtar i komisioneve dhe bordeve të ndryshme profesionale.  Manaj është anëtar i ICOMOS-it nga viti 2017.

SAMI ISUFI, arkitekt, Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës- Instituti për Trashëgimi Kulturore Islame 

Samiu është studiues i arkitekturës islame dhe nga viti 2011 është udhëheqës i dokumentimit të trashëgimisë arkitekturore Islame të Republikës së Kosovës. Deri më sot si bashkautor me Esat Ramadanin kanë përgatitur 10 monografi nga lëmi i trashëgimisë arkitekturore Islame. Ka studiuar në fushën e arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Ka mbrojtur tezen e masterit nga lëmi i trashëgimisë kulturore islame nën mbikëqyrjen e profesoreshës Prof.Dipl.‐Ing.Dr.techn. Caroline Jäger‐ Klein (profesoreshë e Universitetit Teknik të Vjenës dhe UBT-së). Isufi ka filluar studimet e doktoratës në Universitetin Teknik të Stambollit. 

ESAT RAMADANI, arkitekt, Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës- Instituti për Trashëgimi Kulturore Islame 

Esati studioi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arkitekturës, dhe mbaroi studimet master në ”Berliner Hochschule für Technik” në Berlin. Esati punon si arkitekt i pavarur dhe është i angazhuar në Bashkësinë Islame. Përpos angazhimit të përgjithshëm si arkitekt, ai projektoi dhe ndërtoi një numër të konsiderueshëm objektesh të arkitekturës islame si xhami dhe ndërtesa tjera të vakëfeve si dhe mori pjesë në mbikëqyrjen e restaurimit të disa objekteve të trashëgimisë kulturore Islame. Si bashkautor me Sami Isufin bënë dokumentimin e trashëgimisë arkitekturore Islame të Republikës së Kosovës në formë monografie si dhe organizuan konkursin ndërkombëtar dhe ekspozitën për projektin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.


Postimi i kaluar


Sep 09 - 2022

THIRRJE PËR APLIKIM: Restaurimi i Xhamisë së Osman Efendisë në qytetin e artë dhe argjendë të Novobërdës


Postimi i rradhës


Jun 15 - 2023

MENTORËT – HERITAGE SPACE VII