Aug 04 - 2020
Erëmirë Krasniqi - Drejtoreshë Ekzekutive e Iniciativës për Histori Gojore
Erëmirë Krasniqi (1985) u diplomua në Bard College Berlin në Estetikë, Filozofi dhe Letërsi dhe fitoi diplomën Master në Letërsi Krahasuese nga Kolegji Dartmouth. Në Dartmouth, ajo punoi si Asistente e Mësimdhënies për disa kurse (Feminizmat Transnacional Mysliman, E dashura Virtuale e Krieger: Anime Japoneze dhe Ideja e post-njerëzores, Hyrje në Studimet e Filmit dhe Filmit Noir), dhe si Asistente e Hulumtimit për projektin The Media Ecology Project, një burim digjital që angazhon forma të reja të prodhimit studimor dhe që përkrahë dhe avokon punën e arkivave mediale. Në 2017, ajo përfundoi “Ekspozimi i Historisë Bashkëkohore – Reprezentimi i programit të Shekullit 20”, studim një-vjeçar në muzeologji dhe praktika kuratoriale në Universitetin Friedrich Schiller. Krasniqi është Drejtoreshë Ekzekutive e Iniciativës për Histori Gojore, një organizatë joqeveritare e angazhuar në prodhimin e një arkivi digjital shumëgjuhësorë online.
Nora Visoka Weller, Avokate dhe studiuese e Trashëgimise Kulturore, Universiteti i Cambridge-it
Nora Visoka Weller është doktorante në Universitetin e Cambridge-it, departamenti i Arkeologjisë. Hulumtimi i saj shqyrton trashëgiminë kulturore dhe konfliktin, heton përafër dhunën kulturore, interpretimet e trashëgimisë dhe politikat ndërkombëtare të mbrojtjes së trashëgimisë në shoqëritë e pasluftës. Në punën e saj hulumtuese, Nora gjithashtu përfshin kujtesën kolektive dhe përkujtimin e vendeve të trashëgimisë së errët dhe trashegiminë atrocitare, me fokus të veçantë tek mbetjet trupore dhe varrezat masive. Para karrierës së saj akademike, Nora ka shërbyer si kryekëshilltare në Kombet e Bashkuara për disa vite, në fushën e kontrollit të armëve dhe në një numër kapacitetesh profesionale që kanë të bëjnë me ndertimin e paqës, negociatat diplomatike, drejtësinë tranzicionale dhe sundimin e ligjit, në Ballkan, Lindjen e Mesme, Qipro dhe Afrikën e Jugut.
Nora është bashkëpunëtore përmbrenda Shoqërisë Mbretërore të Arteve (RSA) në Londër. Ajo ka drejtuar dhe kuruar një numër të ekspozitave ndërkombëtare, “Identiteti në lëvizje" në Cambidge, "Fara + Shpirti" në Londër, “Kalbja e rrënjeve" në Prishtinë. E rritur në disa kultura dhe njohëse e disa gjuhëve, Nora studioi Juridikun në Kolegjin Lucy Cavendish, Universitetin e Cambridge-it, Trashëgiminë Kulturore Arkeologjike dhe Muzetë në Selwyn College, Universitetin e Cambridge-it, Transformimin e Konflikteve në SIT, Vermont (SHBA), Drejtësinë ne Tranzicion në Universitetin e Capetown (AJ) dhe specializimin ne Art Law me Institutin Sotheby’s në Los Angeles (KA).
Veton Nurkollari - Drejtor Artistik i DOKUFEST.
Veton Nurkolari është Drejtor Artistik i DokuFest-it, ngjarjes më të madhe kulturore në Kosovë dhe njërit ndër festivalet më të rëndësishme të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër në Evropën Juglindore, festival ky të cilin e ka bashkëthemeluar në vitin 2002 me një grup miqësh. Ai është poashtu nëri ndër ko-kuratorët e DokuPhoto-s, një ekspozitë përvjetore e fotografisë dokumentare në kuadër të festivalit.
Vetoni është anëtar i komisionit seleksionues për filma dokumentar të Akademisë Evropiane të Filmit, sikurse edhe të CEH, Cinema Eye Honors, organizatës me seli në New York e cila njeh dhe nderon arritjet shembullore në filmin dokumentar nga mbarë bota.
Vetoni rregullisht kuron programe filmi dhe merr pjesë në festivale të ndryshme si anëtar jurie dhe së fundmi është i përfshirë në mentorim të filmbërësve të rinj nga Kosova në kuadër të projektit të inicuar nga DokuFest me titull “Future is Here”.
Veton Nurkollari është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit dhe Parlamentit Kulturor Evropian.
Leart Zogjani - Themelues i Skins Agency
Learti është themelues i agjencionit Skins dhe bashkë themelues i Symbolt.io. Edhe pse ai punon në krijim të identitetit/brendit të kompanive ‘startup’ dhe strategji të marketingut, etj, ekspertiza e tij është krijuar duke ndihmuar kompani të teknologjisë që të: arrijnë qëllimet përmes financimit nga turmat, financimi ‘Seed’, finalen e pitching ne ‘Slush’, programet e Akselorimit, dhe të paraqiten në mediat si Mashable, etj.
Përgjatë kësaj praktike, ai ka ekspozuar dhe ka mbajtur biseda në shumë festivale të vendit dhe ndërkombëtare si Ars Electronica Festival, Inernational Motion Festival, Doku:Tech etj, si dhe puna e tij është paraqitur në shumë galeri dhe libra të artit dhe dizajnit grafik.