Filloni ngrohjen! Më 21 shtator mbahet Tour de Culture 2014

Edicioni i shtatë i të vetmit aktivitet çiklistik dhe kulturor në Kosovë këtë vit mbahet në komunën e Vushtrrisë dhe Podujevës.  Ky aktivitet synon promovimin e trashëgimisë kulturore e natyrore, transportin jo-motorik në shoqëri dhe mbrojtjen e ambientit. Për më shumë informata, ditëve në vijim vazhdoni të përcjellni ueb faqen tonë dhe përditësimet në faqet […]

Jubileu i 50-të rikthen festën e poezisë në Gjakovë

Prej datës 2 deri 9 maj 2014, qyteti i Gjakovës ishte epiqendra e poetëve dhe e adhuruesve të shumtë të poezisë. Gjatë këtyre ditëve, Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” nga Gjakova mbajti jubileun e 50-të të Mitingut të Poezisë. Qëllimi krysor i mitingut është ruajtja e traditës shpirtërore dhe krijimi i një platforme ku do […]

Vazhdojnë punët në projekte të intervenimeve emergjente

Vazhdojnë punët në projektet e programit të intervenimeve emergjente në 50 ndërtesa të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Një nga objektet e intervenuar është edhe shtëpia kullë e Nuhi Bravës në fshatin Pustenik të komunës së Hanit të Elezit.Ky monument është pjesë e Listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme të përpiluar nga Ministria e […]

Rikthehet tradita e kërcimeve nga Ura e Fshejt

Më 10 gusht 2014, pas tre vitesh mungese, në një lartësi mesatare prej 18 metrash në urën që ngrihet mbi rrjedhën e lumit Drin të rrugës Gjakovë-Prizren, janë mbajtur garat tradicionale të kërcimeve nga Ura e Fshejt. Kërcimet nga Ura e Fshejt e veçojnë traditën dhe ndërlidhjen e njerëzve të Rrafshit të Dukagjinit me ujin […]

RI-TENDERIM – Ndërtimi i urës afër kalasë së Pogragjës

Më 16 Shtator Komuna e Gjilanit shpall njoftim kontrate për ndërtimin e urës afër Kalasë së Pogragjës në Gjilan. Afati i fundit për aplikim është 26 Shtator 2014. Për më tepër informata shih shpalljen. Ky projekt bashkëfinacohet nga zyra e CHwB në Kosovë përmes fondeve të shtetit suedez dhe Komunës së Gjilanit dhe paraqet një nga […]

Kushtet e pjesëmarrjes për Tour de Culture – 28 Shtator 2014

NJOFTIM: Tour de Culture shtyhet për 28 Shtator 2014 shkaku i motit. TOUR DE CULTURE është i vetmi aktivitet çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë I HAPUR PËR TË GJITHË, profesionistë dhe amatorë, të rinj e të moshuar, femra dhe meshkuj. Kjo ngjarje, që organizohet për të shtatin vit me radhë, tenton të zbulojë çdo […]