Jul 03 - 2017
CHwB Kosova ka arritur të dorëzoj me sukses punimin për takimin e rradhës (të 19-tin) të Asamblesë Gjenerale & Simpoziumin Shkencor në ICOMOS-it (International Council on Monument and Sites). Në mesin e 600 aplikuesve, punimi “Formimi i diskurseve dhe praktikave të rigjenerimit të trashëgimisë në një rajon pas konfliktit” me autor Sali Shoshi & Dukagjin Bakija është përzgjedhur dhe do të prezantohet ne Delhi (India).
Ky përfaqësim i Kosovës në ICOMOS paraqet një ndër hapat kyç për afirmimin dhe zhvillimin e sektorit të trashëgimisë kulturore në sferën ndërkombëtare.