Mar 07 - 2019

Përfunduan punëtoritë me komunat partnere të PLTK-së

 

000-kotor00.JPG

Gjatë tre muajve të fundit janë mbajtur punëtoritë në të shtatë komunat partnere të Programit Planet lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015. Me forca te përbashkëta janë ndërmarrë hapat e parë drejt finalizimit të planit, që është baza për zhvillimin lokal bazuar në resurset e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Metodologjia e punëtorive ishte e njëjtë, e ndarë në pjesën teorike dhe atë praktike. Pjesa teorike, përkatësisht faza e “punës”, ndihmoi që përmes analizave të ndryshme, si SWOT i përgjithshëm dhe strategjik, PESTEL, ta identifikoje gjendjen e tanishme të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të çdo komune. Nga kjo analizë u kuptua se shumica e komunave ballafaqohen me probleme të ngjashme, kur është fjala për trashëgiminë kulturore, si dhe disa komuna kanë çështjet/problematikat e tyre lokale që sigurisht dallohen nga komunat e tjera.

Përveç analizave në këtë punëtori ka pasur dhe prezantime mjaft të dobishme të përfaqësuesve të MKRS-së dhe MMPH. Pjesëmarrësit kanë mësuar shkurt për legjislacionin mbi trashëgiminë kulturore në Kosovë, si dhe përfshirjen e tij në planifikimit hapësinor në Kosovë. Forumi i secilës komunë ka dhënë kontribut të dukshëm, dhe kjo platformë e veçantë e përbërë nga përfaqësues të niveleve qendrore, lokale dhe shoqërisë civile, ka dëshmuar të jetë shumë efektiv.

Puna e forumeve të secilës komunë ka qenë intensive dhe e frytshme ku janë vërë edhe bazat kryesore të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore. Si rezultat i punës dhe diskutimit të të gjithë pjesëmarrësve është bërë edhe prioritizimi i projekteve të ndara në objektiva të përgjithshme. Ky dokument do të marrë formën përfundimtare në mbledhjet e ardhshme të Forumit, dhe si i tillë, do të dalë në diskutim publik.

Të gjithë pjesëmarrësit e secilës komunë pas pjesës “së punës” së punëtorisë kishin mundësi për të shijuar vizitën dy-ditore në qytete të ndryshme të 3 vendeve të rajonit: Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Qytete, këto me rëndësi historike dhe me trashëgimi të pasur kulturore, si Tirana, Shkodra, Ohri dhe Kotorri, iu dhanë pjesëmarrësve shembuj të mirë të ruajtjes dhe menaxhimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Pjesëmarrësit nga komunat e Vushtrrisë dhe Dragashit kanë vizituar qytetin e mrekullueshëm në liqenin e Ohrit – Ohrin, ku përveç kalasë i vizituan edhe objekte të tjera historike.

000-oher1.JPG

000-oher2.JPG

000-oher4.JPG

Pjesëmarrësit të forumit të Gjilanit dhe Kaçanikut i përjetuan me kënaqësi tregime të ndryshme historike të Tiranes dhe Shqipërise. Ditën tjetër patën rastin ta vizitojnë kalanë e Prezës nga shekulli XV, në një kodër piktoreske afer Tiranës.

000-tirana2.JPG

000-tirana4.JPG

000-tirana5.JPG

Vizita e fundit ishte organizuar për pjesëmarrësit e forumit të Parteshit, në qytetin e vjetër të Kotorrit, i cili më rëndësi të madhe historike dhe me arkitekturë të veçantë i la të gjithë pa fjalë. Vizita në qytetin e përgjumur barok Perast, vetëm ka konfirmu përse e quajnë Bokën e Kotorrit njërin prej gjireve më të bukur në botë.

 

000-kotor2.JPG

000-kotor6.JPG


Postimi i kaluar


Mar 07 - 2019

Thirrje për grante 2013


Postimi i rradhës


Mar 07 - 2019

Ambasadorja e SHBA-ve Znj. Jacobson dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Z. Krasniqi vizituan Kalanë dhe Hamamin në Vushtrri