Mar 06 - 2019

Përjetimi i diversitetit të trashëgimisë në dy rrota

Mëngjesi i së shtunës, më 19 Shtator 2015, premtonte një Tour de Culture përplot rreze dielli, energji pozitive dhe djersë. Këtë vit, gati 600 pjesëmarrës në biçikleta patën rastin të vizitojnë regjionin e Mitrovicës duke përfshirë këtu vizita në lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore dhe industriale të këtij regjioni.

Map de Tour

START-i i turit është bërë në një atmosferë impozante të kompleksit të kullave të Isa Boletinit, me degustim të ushqimit tradicional dhe nën tingujt e rapsodëve lokalë. Pasardhësi i familjes Boletini dhe ciceroni i muzeut të kullës së Isa Boletinit, z.Gazmend Boletini dhe drejtori i CHwB-së në Kosovë, z.Sali Shoshi me një fjalë rasti dhe mirëseardhjeje shënuan fillimin zyrtar të turit të këtij viti. Pos vizitës në muze, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë edhe manastirin mesjetar ortodoks të Sokolicës.

CHWB_Boletin_077CHWB_Boletin_013  CHWB_Boletin_123 CHWB_Boletin_125 CHWB_Boletin_148 CHWB_Boletin_150 CHWB_Boletin_169

Element tjetër që karakterizoi turin e këtij viti është ngritja e zërit kundër mungesës së shenjëzimit të lokaliteteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Kjo çështje nuk është trajtuar gati fare nga institucionet qendrore vendore dhe si reagim ndaj kësaj, në shenjë pakënaqësie, pjesëmarrësit kanë bërë vendosjen e disa shenjave gjatë rrugëtimit të tyre me biçikleta.

CHWB_Boletin_173 CHWB_Boletin_178 (0) CHWB_Boletin_178 (1) CHWB_Boletin_178 (2)

Shtegu i këtij viti përfshiu 18 kilometra, dhe duke marrë parasysh që aktiviteti është i hapur për profesionistë dhe amatorë, grupi ishte edhe nën përcjellje të policisë, autoambulancës dhe mekanikëve të çiklistëve. Në mes të këtij shtegu pati tri ndalesa ku pjesëmarrësit patën rastin të pushojnë dhe të vizitojnë Hamamin e qytetit të Mitrovicës dhe Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve "Trepça".

CHWB_Boletin_342 CHWB_Boletin_386 CHWB_Boletin_387 CHWB_Boletin_403 CHWB_Boletin_484 CHWB_Boletin_502 CHWB_Boletin_510 (0)CHWB_Boletin_630 CHWB_Boletin_603 CHWB_Boletin_610

FINISH-i i turit u shënua në vendbanimin e vjetër minerar të Stantërgut. Këtu pjesëmarrësit vizituan kishën mesjetare katolike të Shën Pjetrit dhe ekspozitën e përgatitur enkas për këtë lokalitet të trashëgimisë industriale. Në fund, si shpërblim dhe për disponim të të gjithë pjesëmarrësve që arritën në cak, turma mirëpriti performancën e këngëtarit kosovar Florent Abrashi, fitues i edicionit të tretë të Voice of Albania.

CHWB_Boletin_691 CHWB_Boletin_738 CHWB_Boletin_742 (3) CHWB_Boletin_763

Tour de Culture ka lindur në vitin 2008 frymëzuar nga parimet e që rrjedhin nga Ditët e Trashëgimisë Evropiane dhe Java Evropiane e Lëvizshmërisë që festohen gjatë muajit shtator në Evropë. Kjo ngjarje, që është organizuar për të tetin vit me radhë në vendin tonë, tenton të zbulojë çdo vit një cep të Kosovës, duke u shndërruar kështu në një aktivitet tradicional për shoqërinë kosovare.

Tour de Culture 2015 është organizuar nga zyra e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) në Kosovë dhe është përkrahur me mbi 60 vullnetarë. Sponsori kryesor i eventit ishte Suedia duke mos përjashtuar edhe përkrahjen nga Bakery "Buka", organizata gjermane "GIZ", Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, Spitali Istanbul Medicine, Princ Coffee Shop dhe institucione e organizata të ndryshme joqeveritare dhe mediet lokale.

Për informata më të hollësishme rreth lokaliteteve të vizituara këtë vit shkarkoni broshurën e Tour de Culture 2015 këtu.

Për galerinë e plotë të fotografive të Tour de Culture 2015, klikoni këtu.

Për më shumë informata rreth projektit dhe edicioneve të kaluara klikoni këtu.

TDC posteri res_

 


Postimi i kaluar


Mar 06 - 2019

Draft Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2015-2025


Postimi i rradhës


Mar 06 - 2019

TOUR DE CULTURE 2015 Regjistrimi dhe kushtet e pjesëmarrjes