Nov 17 - 2016

Përjetimi i hapësirës në Muzeun Etnologjik erdhi përmes tingullit

Një ide shumë e veçantë dhe kreative, për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore kishte marrë rrugën për në CHwB, aty ku u mbështet fort dhe në mbrëmjen e së premtes u zhvillua në Muzeun Etnologjik në Prishtinë.

https://www.youtube.com/watch?v=4KLAHFg29a4

Ky projekt kishte për qëllim të interpretojë jo vetëm historinë e Muzeut Etnologjik por edhe përmbajtjen hapësinore dhe arkitektonike të ndërtesës, duke përdorur tingullin si medium kryesor. Përtej teksteve historike dhe tregimit narrativ të ciceronit, vizitorët do të përjetonin ndërtesën dhe historinë e saj përmes tingujve, zhurmës, zërave e muzikës tradicionale. Ideja ishte që të promovohet trashëgimia kulturore me metoda pak më interaktive, jashtë kornizave.

15000134_1294936397204856_2791836401045666108_o

E për të parë këtë instalacion, në oborrin e Muzeut Etnologjik njerëzit kishin filluar të vinin dhe posa hapësira u mbush, një fjalë rasti e mbajtën organizatorët, Anyla Berisha dhe Visar Kuçi, si dhe mbështetësi i kësaj ideje, drejtori i CHwB, Sali Shoshi, i cili këtë mbrëmje e vlerësoi si shumë të veçantë, ku tha që është hera e parë që mbështesin një projekt në kuadër të një platforme që është krejt eksperimentale e krijuar nga CHwB dhe që quhet ‘Heritage Space’.

“Pas gjithë kësaj pune tre mujore sonte u dëshmua që kemi pasur të drejtë në përkrahje. Është hera e parë në Kosovë që diçka interpretohet përmes tingullit dhe besoj që ky shembull do të na inspirojë që shumë e shumë vende si ky muze, në të ardhmen t’i interpretojmë qoftë me tingull por pse jo edhe me mënyra të tjera”, ka thënë në hapje drejtori i CHwB, Sali Shoshi.

15042037_1294936653871497_4998528692855167869_o15000099_1294936577204838_2293724100828623352_o

Të pranishmit në këtë ngjarje ishin në numër, andaj për të vazhduar me udhëtimin nëpër dhomat e Muzeut, ata u ndanë në tri grupe, ku secili grup shoqërohej nga një ciceron që ishin edhe pjesë kryesore e këtij instalacioni, pasi që ata mbajnë gjallë historinë dhe shpirtin e këtij objekti. Fillimisht u vizitua shtëpia e shekullit të 18-të, një shtëpi që i takonte kompleksit të Emin Gjikut, një familje beglere që kanë jetuar aty deri në vitin 1956.

Mirëpo prej presionit serb, si shumë familje të tjera shqiptare edhe kjo kishte migruar për Turqi.

15003380_1294937067204789_5255347042567868230_o

Ndërsa në shtëpinë tjetër që qëndronte përballë asaj të parës, dhomat në të kaluarën kishin funksion tjetër por ekspozita ishte instaluar në atë mënyrë që t’i paraqesë katër temat kryesore: lindjen, jetën, vdekjen dhe trashëgiminë kulturore. E veçanta e gjithë kësaj vizite ishin tingujt e krijuar, e të cilët i shoqëronin vizitorët në secilën dhomë ndryshe, duke ju përshtatur vendit dhe duke ngjallur një ndjenjë sikur dikush po jetonte aty. Banjën e shoqëronin tingujt e ujit, dhomën e lindjes zëri i fëmijës të posalindur, kuzhinën e shoqëronte zhurma e enëve, dhomën e veshjeve martesore, tingujt e dasmës, instrumentet e vjetra u shoqëruan nga tingujt e lahutës e instrumente të tjera, e gjithçka tjetër ishte përshtatur në mënyrën më të mirë, duke i bërë të pranishmit plot emocion e përjetim. Prapa këtyre melodive që u dëgjuan në ambientet e Muzeut, qëndronte puna kreative e Visar Kuçit.

15025578_1294937317204764_8148460020137883463_o 15039721_1294937653871397_4664042490925252685_o

Ideatorja e këtij instalacioni, Anyla Berisha, tha që objekti si objekt nuk është vetëm vizual, por është arkitekturë dhe duhet të përjetohet në tri dimensione.

“Ideja fillestare ka qenë për shumë objekte, si Hamami apo një shtëpi e luftës e lënë pas dore, ku është menduar të instalohen tingujt apo zërat e njerëzve që nuk janë më aty. Është menduar të jetë diçka përtej kornizave, jo vetëm të hyjmë dhe të shohim por të bëhemi pjesë e jetës dhe objektit” ka thënë Anyla. Ajo tutje u shpreh të jetë ndjerë shumë mirë nga reagimet spontane të njerëzve. “Reagimet ishin shumë spontane, uji në banjë, djepi duke kërcitur, apo tingujt te lindja apo vdekja, ishte efekti i surprizës dhe ky ishte edhe qëllimi që kur njerëzit të dalin nga objekti të mbajnë mend çfarë kanë përjetuar në secilën dhomë të objektit, e jo vetëm data”, përfundoi Anyla.

15000692_1294937090538120_3652437438601957987_o15002330_1294936247204871_3584973913151833444_o

Ideja e ekspozitës i pëlqeu shumë edhe profesorit dhe muzikantit Sedat Kuqi, i cili pohoi se një ekspozitë të tillë përcjellë përmes tingullit nuk i kishte rastisur të shohë në Kosovë por edhe më gjerë.

“Sonte pamë shumë artefakte, disa prej tyre që nuk i kemi parë më herët por gjithë kjo e përcjellë me tinguj është e veçantë. Tingujt kryesisht i përmbaheshin riteve të traditës tonë dhe instrumentet që janë luajtur në atë kohë, aty kishte edhe lahutë, violinë e shumë instrumente të tjera”, u shpreh Sedat Kuqi. Ky instalacion që u prezantua sonte do të mbetet pjesë e përhershme e Muzeut Etnologjik dhe çdo vizitor do të ketë mundësi të dëgjojë këta tinguj.

Përndryshe Anyla pohoi se idenë e njëjtë do të tentojnë ta vazhdojnë edhe me objektet të tjera që janë restauruar nga CHwB, si Kalaja e Prizrenit e të tjera.

Teksti: Jeta Zymberi (Kultplus.com) Foto:Arben Llapashtica


Postimi i kaluar


Nov 17 - 2016

Projekti i Kalasë së Prizrenit në Konferencën FORTMED 2016 në Firencë, Itali


Postimi i rradhës


Nov 25 - 2016

Debat publik mbi stacionet e trenit dhe hapësirat tjera të harruara të Kosovës