Mar 06 - 2019

Punëtoria mbi dizajnin&brendimin e lokaliteteve kulturore

Kullat autentike në fshatin Drenoc, Manastiri mesjetar i Deçanit, Xhamia e Hadumit, Ujavarat e Mirushës, ose edhe Liqejt e Plavës janë vetëm disa nga pikat turistike të cilat janë pjesë e paketave turistike të përgatitur nga studentët e Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë, Drejtimi Menaxhment, Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis.

Për dy ditë, më 29 dhe 30 Nëntor, studentët ishin pjesë e një punëtorie të organizuar nga CHwB Kosova mbi “Dizajnin dhe Brendimin e Paketave Turistike” me fokus në trashëgiminë kulturore të regjionit të Dukagjinit.

img_7270viber-image-2  viber-imageimg_7282 img_7284

Punëtoria kishte për qëllim krijimin e mundësive për studentë që të njihen për së afërmi me lokalitetet historike të cilat janë potencial për zhvillimin e turizmit si dhe në mënyrë praktikë të aftësohen në dizajnimin e paketave turistike. Senat Haliti, Orgesa Arifi dhe Sali Shoshi nga CHwB Koova i ndanë eksperiencat rreth dizajnimit të paketave turstike, brendimit, promovimit dhe shitjes së produktit në treg. Studentët përfituan njohuri dhe alternativa të ndryshme për të zhvilluar pakot e tyre si operatorë turistik. Pesë paketa të ndryshme turistike më pas janë dizjanuar me llojllojshmëri atraksione, aktivitete dhe çmime, të cilat janë prezantuar, diskutuar dhe komentuar në mes të pranishmëve.

img_7339img_7361img_7356

Ftesa Gaxherri, studente e vitit të III-të u shpreh: “Trajnimi ishte mjaft efektiv dhe i rëndësishëm për ne. Shumë nga temat dhe prezantimet ishin të reja dhe interesante, gjë e cila e bëri edhe më atraktive dhe të veçantë këtë trajnim. Me ndihmën e ligjëruesve arritëm të krijonim tema dhe paketa turistike si dhe t’i prezantonim në nivele të kënaqshme.” Ndërsa Mërgim Ibra nga viti II-te shtoi: “Kemi pasë nevojë për njohjen e praktikës andaj ju falënderoj dhe inkurajoj të vazhdoni me studentë të tjerë.”.


Postimi i kaluar


Mar 06 - 2019

DEKLARATË E PËRBASHKËT NË MBROJTJE TË SHTËPISË SË XHAFER DEVËS


Postimi i rradhës


Mar 06 - 2019

Në festën e 28 Nëntorit inaugurohet Muzeu i Gjilanit