Mar 06 - 2019

Qasja në Kalanë e Prizrenit

Dje, Komisioni i Kuvendit të Komunës së Prizrenit mbajti diskutimin e parë me palët e interesit (përfaqesues institucionesh, ekspertë, zyrtarë, OJQ-të e ndryshme, qytetarë etj) lidhur me projektin "Qasja në Kalanë e Prizrenit".

1212

Shqyrtimi i mundesive për sigurimin e qasjes për të gjithë në Kalanë e Prizrenit ka dal si prioritet në Planin e Menaxhimit, I cili është hartuar si pjesë e projektit “Ruajtja e Kalasë së Prizrenit”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe implementuar nga CHwB Kosova dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Senat Haliti, projekt menaxher nga CHwB Kosova gjatë takimit prezantoi informatat e përgjithshme mbi vlerat e këtij monumenti të nxjerra nga grupet punuese të projektit “Ruajtja e Kalasë së Prizrenit”. Ai dha shembuj të ndryshëm rajonal e ndërkombëtar mbi trajtimin e qasjes në kalatë e ndryshme dhe skenarë potencialë të zhvillimit për Kalanë e Prizrenit.

1213

Gjatë debatit, u diskutuan propozime, ide, sugjerime dhe vërejtje të ndryshme rreth idesë për realizimin e projektit, por ajo që mbizotëroi ishte vullneti i shumicës për ta jetësuar këtë ide edhe përkundër që nuk është në listën projekteve me prioritet të lartë.

Takimi i djeshëm ishte vetëm i pari, në vazhdën e takimeve që do të zhvillohen deri në fjalën përfundimtare të ekspertëve dhe institucioneve përgjegjëse, për mënyrën se si do të realizohet projekti, duke rrespektuar integritetin e Kalasë së Prizrenit si një monument me rëndësi dhe vlera të jashtëzakonshme për vendin e rajonin.

sali-islami


Postimi i kaluar


Mar 06 - 2019

AVENTURA NË DRAGASH promovon këtë rajon përmes televizioneve kombëtare


Postimi i rradhës


Mar 06 - 2019

Tour de Culture 2016 me fokus në trashëgimi natyrore