Mar 07 - 2019
Me krenari ju njoftojmë se kolegu ynë i dashur, Arkitekti dhe Menaxher i projekteve, Senat Haliti, ka fituar çmimin artistik për Inovacion dhe Kreativitet, në “Street art – Culture for all”, një projekt i financuar nga BE, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementuar nga ARS PROGETTI SpA.
Vepra e tij, e quajtur, “Pavijon i BE-së si hapësirë për meditim”, është projektuar të përjetohet duke ofruar një hapësirë të qetë për meditim, me qëllim që të inkurajojë ndërtimin e besimit në mes të komuniteteve të ndryshme.
Ky punim artistik është i përbërë nga 3 elemente të balancuara: terreni, hapësira dhe struktura. Rrënjët dhe trashëgimia janë të përfaqësuara me një qilim të pikturuar në tokë, ndërsa synimi jonë për Integrime Europiane është i përfaqësuar nga vetë struktura. Duke u bazuar në “EU Barcode” (AMO 2001), ngjyrat e shtetave të BE-së janë përdorur për tu ngjyrosur druri i ricikluar, duke e formuar kështu një hapësirë në formë të “Shtëpisë”, si formë më përfaqësuese për “Vatrën”, strehën për të gjithë.
“Pavijoni I BË-së” i Senatit e gjallëron qendrën e Prizrenit, ku edhe gjindet.
Bravo Senat!