Dec 03 - 2015

Sekretari amerikan i Shtetit, z. John Kerry mbështet punën e zyrës së CHwB-së në Kosovë

Sekretari i amerikan i Shtetit, z.John Kerry dje vizitoi Kosovën dhe u takua me kryeministrin dhe zëvendës kryeministrat e vendit për të folur për çështjet politike dhe bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

23473457315_fb22e322fd_o

Z. Kerry u takua poashtu edhe me një delegacion të Alumni, pjesë e të cilëve ishte edhe Sali Shoshi, drejtor i zyrës së Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) në Kosovë.

23461777616_fc7796032b_k

Në deklaratën e tij z. John Kerry uron drejtorin e zyrës sonë për përpjekjet e dhëna në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë:

“… Pra unë jam i kënaqur që sot këtu ne kemi një numër të rinjve dhe të rejave që shërbejnë si shembuj të shkëlqyer të investimeve tona të përbashkëta në të ardhmen tuaj. Katërmbëdhjetë, prej më shumë se 1.000 burrave dhe grave të cilët kanë marrë pjesë në programin tonë SHBA-Kosovë të këmbimit të liderëve të rinj janë këtu këtë pasdite… Por në mesin e tyre janë alumni si Sali Shoshi, i cili ka marrë pjesë në programin tonë ndërkombëtar të vizitorëve për lidership dhe ai sot dedikohet për ruajtjen e trashëgimisë së pasur multietnike kulturore të Kosovës. Kjo është puna e tij; kjo është çfarë ai ka zgjedhur për të bërë. Dhe Saliu është duke udhëhequr përpjekjet për të restauruar Kalanë e Prizrenit – një projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Qeveria e Kosovës “. Për versionin e plotë të Deklaratës klikoni këtu.

 23461768506_81a6bd8410_k

Trashëgimia Kulturore pa Kufij është krenare që është partner implementues i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Kosovë, që nga viti 2007 në projekte të ndryshme, si: Ruajtja e Kalasë së PrizrenitRestaurimi dhe revitalizimi i verarisë së Kishës së Shën Stefanit në Hoçë të MadheRuajtja dhe mbrojtja e Kalasë së VushtrrisëKonservimi dhe restaurimi i Hamamit të Vushtrrisë, Ruajtja dhe Mbrojtja e Hidrocentralit në Prizren dhe Restaurimi i Kullës së Haxhi Zekës në Leshan/ Pejë.

Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Fotot: Flickr: Ambasada e SHBA-së në Prishtinë and Departamenti Amerikan i Shtetit


Postimi i kaluar


Dec 03 - 2015

Ceremonia e inaugurimit në kishën mesjetare Shën Shpëtimi


Postimi i rradhës


Dec 29 - 2015

Për herë të parë në Kosovë mbahet kuizi i diturisë për trashëgimi