Aug 21 - 2023

SHPALLEN PËRFITUESIT E HERITAGE SPACE VII

Jemi të lumtur të shpallim përfituesit e Heritage Space VII!

Këtë edicion, Heritage Space pranoi rreth 40 aplikacione, të cilat u vlerësuan me kujdes nga një komision profesional i vlerësimit. Falënderojmë secilin aplikant për projekt propozimet e tyre.

Komiteti i vlerësimit të këtij viti përbëhej nga:

  • Kaltrina Krasniqi - Regjisore dhe Hulumtuese
  • Piro Rexhepi - Autorë dhe PhD në Shkenca Politike
  • Lira Blakaj - Antropologe dhe studente PhD
  • Lulzim Zeqiri - Artist Multidiciplinarë
  • Dafina Halili - Gazetare dhe Redaktore në K2.0

Edicioni i këtij viti sjell projekte që ndërthurin trashëgiminë kulturore me:

  • Arkivimi i Shkëputjeve
  • Trashëgimia e Krizave
  • Rrëfim & Interpretim

Gjeni listën e plotë të përfituesve më poshtë:

DIELLZA SALICANA

UDHËTIMI I KOHËS NË KOHË - Një instalacion interaktiv që u bën homazh artefakteve kulturore dhe fetare të paruajtura në Kosovë. Frymëzuar nga një traditë lokale në kalanë e Artanës, projekti përdor vargje rrotulluese të tjegullave të rikrijuara për të përfaqësuar rëndësinë historike të këtyre objekteve, si dhe rreziqet e neglizhimit të ruajtjes së tyre.

ELISA MAXHUNI & TRINGA SEFEDINI

ZHURMIMI GJURMËVE” - Një instalim i zërit në shtypshkronjën historike Rilindja, që rikrijon atmosferën e saj plot jetë të viteve ‘70 - ‘90. Përmes peizazheve zanore dhe historive gojore, ky instalim kërkon të krijojë një përvojë dinamike ndijore, duke u lidhur thellë me trashëgiminë e pasur të ndërtesës dhe duke frymëzuar ndjenja të nostalgjisë dhe vlerësim të përkushtimit që dikur jehoi nëpër hapësirat e saj.

GRESA NUREDINI 

NJË ARKIVË FOTOGRAFIKE E NARRATIVAVE KOLEKTIVE” - Një dokumentim vizual i fuqisë transformuese të dashurisë në kolektiv nëpërmjet një eksplorimi ontologjik të gjendjes njerëzore gjatë kohërave të shtypjes politike dhe shoqërore. Projekti synon të shfaqë një botëkuptim delikat të viteve 1990-1999 (para-dhe-gjatë luftës) përmes arkivave personale fotografike te mbledhura në një libër dhe ekspozitë; duke stimuluar narrativa reflektuese mbi ndërthurjen e dashurisë dhe kujtesës kolektive si trashëgimi kulturore.

KRESHNIK ARIFI

DIÇKA PO NDODH…” - Një projekt multimedial që synon të sjellë një ndërthurje të audios dhe videos në një nga hapësirat e Tulltores në Prishtinë. Projekti do të zbulojë një përrallë imagjinare të një punëtori që lundron në hapësira paradoksalisht të kundërta, duke ftuar shikuesit të rimendojnë punëtorin e ngujuar në kohë, në pritje të ekzistimit të funksionalitetit, duke pasqyruar gjendjen arkitekturore të Tulltores dhe kujtesën kolektive rreth saj.

LIRIDONA SIJARINA

SHOQËRIMI PËRMES KAFES TEK GRATË” - Një projekt kërkimor që hulumton dikotominë publike-private përmes perspektivës së përvojave të grave, duke u fokusuar në strukturën shoqërore brenda shtëpive dhe dinamikën e kulturës së kafesë si politikë solidarizimi dhe shoqërizimi. Ky projekt synon eksplorimin e agjencisë së grave, ndikimet e migrimit të detyruar dhe ndryshimet në ndjenjën e tyre komunale të përkatësisë dhe strukturat mbështetëse, duke ofruar kështu një kuptim të nuancuar të përvojave të jetuara të grave.

Heritage Space ofron një mundësi për të punuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore nëpërmjet hulumtimit, dokumentimit dhe interpretimit. Kjo platformë, përmes MENTORIMIT PROFESIONAL dhe mbështetjes teknike, inkurajon qasjet inovative në trajtimin e trashëgimisë kulturore, për të nisur dhe vazhduar diskurset për të kaluarën në të tashmen si dhe të ardhmen.


Postimi i kaluar


Aug 21 - 2023

THIRRJE PËR DIASPORË - VERA E ZEJEVE


Postimi i rradhës


May 28 - 2024

MountainScape: Zbulimi i Thesareve Kulturore në Majat e Larta të Kosovës dhe Shqipërisë