Feb 20 - 2015
Më datë 19 Shkurt 2015, komisioni përzgjedhës në përbërje prej dy anëtarëve të Komunës së Rahovecit dhe tre anëtarë nga CHwB Kosova, ka vendosur që kandidatët e mëposhtëm kanë plotësuar kriteret e shpallura të konkursit dhe rrjedhimisht janë fitues të bursave për trashëgimi kulturore:
Nr. | Emri dhe mbiemri i kandidatit | Fakulteti | Nota mesatare | Shuma e bursës |
1 | Ramadan Sokoli | Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Filozofik – Departamenti i Sociologjisë | 9.08 | 625 € |
2 | Gresa Morina | Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës – Departamenti i Arkitekturës | 9.00 | 625 € |
3 | Nexhmedin Sopaj | Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Filozofik – Departamenti i Historisë | 8.43 | 625 € |
4 | Jeton Haxhimustafa | Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës – Departamenti i Arkitekturës | 8.17 | 625 € |
Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit dhe institucione tjera të nivelit qendror, ka hartuar Planin Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit. Ky plan është hartuar në kuadër të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 në shtatë komuna të ndryshme të Kosovës. Një nga prioritetet e këtij plani ka qenë edhe projekti “Stimulimi me bursë për studentë të Komunës së Rahovecit në fushën e trashëgimisë kulturore”.