Jun 08 - 2021

THIRRJE PËR APLIKIM: Brendimi i rajonit të DUKAGJINIT

Krijimi i brendit rajonal për rajonin ekonomik perëndim, i bazuar në vlerat e përbashkëta të trashëgimisë kulturore

CHwB Kosova po kërkon të angazhojë një kompani të kualifikuar dhe me përvojë profesionale që të marr përsipër detyrat dhe aktivitetet e përshkruara në vegzën më poshtë për krijimin e identitetit vizuel të rajonit ekonomik perëndim sipas potencialeve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

___

Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) në bashkëpunim me gjashtë (6) komunat e rajonit ekonomik perëndim (Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Klinë, Pejë) po punojnë drejt zbatimit të Planit të Veprimit për Zhvillimin e Rajonit Ekonomik Perëndim përmes Trashëgimisë Kulturore 2020-2023. Veprimet dhe aktivitetet e parapara përmes këtij dokumenti tentojnë të ripozicionojnë rolin e kulturës për rajonin ekonomik perëndim në zhvillimin gjithpërfshirës përmes bashkëpunimit multi-sektoral ndër-komunal. Objektivi Specifik 1, përkatësisht “Ruajtja e integritetit dhe autenticitetit të aseteve të trashëgimisë kulturore” parashihet të arrihet përmes një sërë veprimesh, ndër to është listuar “Krijimi i brendit rajonal me përfshirje të identitetit vizuel dhe aktiviteteve promovuese dhe vetëdijësuese”. Brendimi rajonal është një nga mënyrat për promovim të rajonit duke u bazuar në potencialet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e kulturor.
Me realizimin e aktiviteteve të parapara me brendimin e rajonit parashihet ngritja e numrit të vizitorëve në lokacionet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Dukagjinit si dhe fuqizimi dhe ngritja e ekonomive familjare të rajonit duke kontribuar në krijimin e një modeli të vetqëndrueshëm ekonomik rajonal të bazuar në kulturë e trashëgimi kulturore.

Ju lutem shkarkoni Termat e References për tu informuar rreth çdo detaji.

Si të aplikohet: Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet e kërkuara të përmendura në dokumentin e bashkëlidhur në [email protected] apo në zyret e CHwB Kosova.

Afati për aplikim: 25.06. 2021.

Nëse keni ndonjë pytje shtesë, kontaktoni me email adresë dhe ne do tu përgjigjemi pytjeve tuaja deri më 20.06.2021.


Postimi i kaluar


Jun 08 - 2021

THIRRJE PËR APLIKIM: TRAJNIMI "EVIDENTIMI, VLERËSIMI DHE VALORIZIMI I KULLAVE"