Jun 10 - 2019

THIRRJE PËR APLIKIM – HERITAGE LAB 2019 “RIGJETJA E TRASHËGIMISË SË LETNICËS”

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar në fushat e arkitekturës, planifikimit urban, trashëgimisë kulturore dhe fushave të tjera respektive për të aplikuar ne punëtorinë e “Heritage Lab”

Posteri SHQ

HERITAGE LAB është projekt edukativ i organizuar nga CHwB Kosovo i cili ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për studentë të fushave të ndryshme që të mësojnë për metodat e dokumentimit, ruajtjës, rijetësimit dhe intepretimit të trashëgimisë kulturore përmës punës praktike dhe ligjeratave plotësuese. HERITAGE LAB paraqet një aktivitet të zhvilluar “in situ”, që do të thotë që problematikat e një lokaliteti të trashëgimisë kulturore mbikqyren drejtpërdrejtë në kohë reale, duke dhënë aty për aty zgjidhje për trajtimin, intepretimin dhe menagjimin e tij.

Për 12 ditë, studentët do të zhvillojnë njohuritë e tyre në fushën e trashëgimisë kulturore duke hartuar studimin e ruajtjes dhe zhvillimit të fshatit Letnicë, si dhe duke restauruar Mullirin e Frok Dokiçit. Për më tepër, ata do të kenë mundësi të mësojnë rreth ruajtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore gjatë ligjeratave të ofruara nga profesorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtar dhe kombëtar, si dhe të kryejnë punë praktike të koordinuar nga zejtarë me eksperiencë.

Gjatë punëtorisë, 10 studentë do të përzgjidhen për të përfunduar praktikën e tyre tre mujore në Ministrinë e Kulturës ose institucionet e saj vartëse.

“Heritage Lab” do të mbahet nga 24 qershor – 5 korrik në Letnicë, Viti.

Punëtoria financohet nga OSCE dhe implementohet nga CHwB Kosova.

PËRSHKRIM I SHKURTËR I LOKALITETIT

44693893_2102981989733622_530172781652869120_o

Foto: Jetmir Idrizi

Letnica është një fshat i veçantë me një histori 700-vjeçare. Ishte dikur i banuar nga një shumicë e familjeve kroate. Së bashku me fshatrat Vernakolla dhe Shashare, deri në vitin 1999 numëronin deri në 880 shtëpi kroate.

Gjatë sundimit të ish-sistemit jugosllav, fshati Letnica ishte dominant në aspektin e turizmit dhe një nga vendet më të frekuentuara për tregtarët e asaj kohe në komunën e Vitisë. Letnica është veçanërisht e njohur për Kishën “Zonja e Bekuar” e cila daton nga viti 1866. Kjo kishë së bashku me fshatin mban një histori lidhur me Nëna Terezën, e cila thuhet se e ka gjetur thirrjen e saj për t’i shërbyer Perëndisë në po këtë kishë kur ishte 17 vjeç dhe po vizitonte vendin me familjen e saj në vitin 1928.

Që atëherë, çdo vit më 14 dhe 15 gusht, fshati mirëpret shumë katolikë të krishterë nga e gjithë bota dhe pelegrinët vendosnin çadrat e tyre pranë kishës nën qirinj të ndezur nëpër fshat. Së bashku me kishën, Letnica është e njohur edhe për peizazhet e saj të mrekullueshme dhe për vendet e tjera të trashëgimisë dhe ndërtesat si Kulla e Ivanit, Kulla e Josipit, shtëpia e Nikollë Mitës dhe Mulliri i Frok Dokiqit.

Thirrje për vullnetarë

Keni qenë pjesëmarrës në të kaluarën? Mund të merrni pjesë përsëri në punëtoritë tjera të Heritage Lab.

Duke pasur parasysh llojllojshmërinë e temave që jemi duke ofruar, ne dëshirojmë t’iu ofrojmë mundësinë pjesëmarrësve të mëhershem që të ndjekin punëtoritë me tema të tjera (Për shembull, nëse keni marrë pjesë në punëtorinë mbi konzervimin, mund të aplikoni të merrni pjesë në punëtorinë mbi interpretimin e lokaliteteve arkeologjike).

Shënim për pjesëmarrësit nga Punëtoria e kaluar: Si do të dëshironit te përjetoni përsëri Punëtorinë nga perspektiva e një organizatori?

Cilat janë detyrat e një Vullnetari të Punëtorisë?

Vullnetarët do të marrin udhëzime mbi përgjegjësitë e tyre përgjatë punëtorisë, Atyre mund t’iu kërkohet që të ndihmojnë në fushat e mëposhtme:

  • Punët organizative (përgjegjës për regjistrimin, dhomat e ligjeratave, mjetet)
  • Përgjegjës për hapësirat e punës (për të ndihmuar zanatcinjtë, dokumentimin e aktiviteteve në terren, zbatimin e masave të sigurisë, të sigurohen se të gjithë janë duke punuar për arritjen e rezultateve të pritura)
  • Komunikim (të qenurit ura lidhëse ndërmjet organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përkthyesëve, të ndërmjetësojnë diskutimet, të komunikojnë me komunitetin vendor dhe mediat)

Si të aplikoni?

Nesë aplikoni për herë të parë, shkarkoni këtë FORMULAR PËR APLIKIM.

Nëse aplikoni si vullnetar, shkarkoni  FORMULARIN PËR APLIKIM të rradhës.

Aplikantët duhet të kenë aftësi të mira komunikimi të gjuhës angleze, pasi kjo do të jetë gjuha zyrtare e punëtorisë.

Luteni të plotësoni formularin dhe ta dorëzoni atë jo më larg se data 17 QERSHOR 2019, në adresën elektronike: gro.bwhc@ovosok. Gjatë dërgimit të aplikacionit nëpërmjet adresës elektronikë, ju lutem shkruani në hapësirën e rezervuar për titull (subject) : “Application for Heritage Lab 2019 Emrin e Kampit (Emrin dhe Mbiemrin).

Për cdo informatë shtesë sa i përket punëtorisë, luteni të na kontaktoni në numrat +383 49 54 54 55, +381 (0)38 754 866, email: gro.bwhc@ovosok

Shpenzimet

CHwB Kosovo do mbulojë të gjitha shpenzimet brenda vendit për pjesëmarrësit dhe vullnetarët, duke përfshirë akomodimin, shujtat ushqimore, shetitjet, materialet për punëtorinë dhe udhëtimet brenda vendit.


Postimi i kaluar


Jun 10 - 2019

Njihuni me Ligjeruesit – HERITAGE LAB 2019 “ZBULIMI DHE PREZANTIMI ARKEOLOGJIK I KATEDRALËS “ZONJA E NDIHMËTARE”


Postimi i rradhës


Jun 19 - 2019

Njihuni me Ligjëruesit – HERITAGE LAB 2019 “RIGJETJA E TRASHËGIMISË SË LETNICËS”