Mar 06 - 2019

Thirrje për aplikim – Punëtoria “Rijetësimi”

 

Punëtoria “Rijetësimi” ka për qëllim që t’i mbledhë profesionistët, studentët dhe komunitetin për të shtjelluar sfidat e rijetësimit në kontekstin lokal. Në Kullën e Isuf Mazrekaj në Drenoc, për 12 ditë, duke filluar nga 25 shtator – 7 tetor. Ky grup do të punoj në funksionalizimin e kësaj si bujtinë në shërbim të turizmit kulturor. Grupet do të fokusohen në: përmirësimin e performancës mjedisore të kullës përmes intervenimeve që promovojnë ruajtjen e burimeve natyrore dhe kulturore dhe minimizojnë efektet negative të turizmit si dhe dizajnin e enterierit dhe eksterierit me qasje të ripërdorimit; interpretimin e trashëgimisë kulturore dhe në përgatitjen e ushqimi sipas konceptit ‘slowfood’.

Ftojmë profesionistë dhe studentë nga fushat e arkitekturës, artit, dizajnit, multimedias, historisë, turizmit, gastronomisë etj. që të jenë pjesë e kësaj punëtorie, e para e këtij lloji në Kosovë.

per fb 2

Për më shumë informata rreth kësaj platforme dhe mënyrës së aplikimit lexo Udhëzuesin për aplikim dhe plotëso Formën e aplikimit deri më 19 shtator 2017.


Postimi i kaluar


Mar 06 - 2019

TRASHËGIMIA NË RREZIK 2017


Postimi i rradhës


Mar 06 - 2019

Punëtoria "Rijetësimi" - Koncepti & mentorimi