Apr 14 - 2021

THIRRJE PËR APLIKIM: TRAJNIMI “EVIDENTIMI, VLERËSIMI DHE VALORIZIMI I KULLAVE”

Ftojmë të gjithë studentët dhe profesionistët e rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi,  nga fusha e trashëgimisë kulturore, arkitekturës, planifikimit urban, sociologjisë, etnologjisë, antropologjisë dhe fushave të tjera të ngjashme të aplikojnë për trajnimin "Evidentimi, vlerësimi dhe valorizimi i kullave", i cili do të të mbahet në Valbonë, Shqipëri.

Për pesë ditë, nga 17 - 21 maj 2021, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë peizazhin e virgjër natyror dhe historik të luginës së Valbonës dhe në të njëjtën kohë të ndërtojnë njohuritë e tyre në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Të mbikëqyrur nga ekspertët, pjesëmarrësit do të mbledhin të dhëna të vlefshme në vend, për sa i përket evidentimit, vlerësimit dhe valorizimit të kullave – që përfaqësojnë trashëgiminë vernakulare kryesore të shqiptarëve.

Të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen pas përfundimit të trajnimit. 

APLIKIMI

Ju lutemi dërgoni CV-në dhe letrën tuaj të motivimit jo më vonë se 30 Prill 2021, përmes emailit: [email protected]. Kur dorëzoni aplikacionin, ju lutemi shkruani në titull "Aplikimi për trajnimin në Valbonë" (Emri Mbiemri) ". Për çdo informacion shtesë të nevojshëm në lidhje me trajnimin, ju lutemi na kontaktoni në: +383 (0) 38 754 866 ose në: [email protected].

SHPENZIMET

CHwB Kosova do të mbulojë të gjitha shpenzimet e trajnimit për pjesëmarrësit, përfshirë transportin, akomodimin, ushqimin dhe materialet e trajnimit.

* Ky trajnim është një nga aktivitetet e organizuara nga ILUCIDARE, i cili është një projekt i financuar nga Evropa që promovon trashëgiminë si një burim inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Projekti drejtohet nga Universiteti i Luvenit,  në partneritet me Europa Nostra, KEA, Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, Fondit Botëror të Monumenteve në Spanjë, Fondacionit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore pa Kufij – CHwB Kosova, Universiteti i Kuenka dhe IMEC.


Postimi i rradhës


Jun 08 - 2021

THIRRJE PËR APLIKIM: Brendimi i rajonit të DUKAGJINIT