Sep 18 - 2013
Këtë të diele, me 22 shtator, merre vullnetin tënd të mire, biçikletën, miqtë dhe familjen, dhe bashkohu me ne në turin më ngazëllues me biçikleta në Kosovë!
START-i Tour de Culture të sivjetshëm është Ferizaji, ndërsa FINISH-i në qytetin e Kaçanikut.
Turi do të fillojë në ora 12:00 nga Ferizaj (Mulliri i Nikës tek bifurkacioni) dhe përfshin një gjatësi prej 25 km deri në Kaçanik. Rruga është lehtësisht e përshkueshme, e asfaltuar dhe në pak segmente me pjerrësi të lehtë dhe të përballueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Përfundimi i aktivitetit parashihet të jetë rreth orës 17:00.
Transporti për të gjithë pjesëmarrësit që nuk janë nga Ferizaji, është i siguruar nga organizatorët. Nisja e autobusëve do të bëhet prej stacioneve të autobusëve nga 6 qytetet kryesore të Kosovës.
Për më shumë informata në lidhje me transportin, kushteve të pjesëmarrjes, si dhe rrugës, shkarkoni broshurën këtu: TdC_2013_broshura.pdf
Jeni të ftuar ta vizitoni ekspozitën fotografike nga 5 vitet e para të Tour de Culture. Ekspozita është e hapur nga 16 deri 21 shtator 2013 (hënë – shtunë) në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Të njejtën ekspozitë do të kenë rastin të shohin të gjithë pjesëmarrësit e turit më 22 shtator 2013 tek START-i.
Shihemi tek START-i të dielën me 22 shator!