May 02 - 2013
General_poster_ENG.jpg
Zonja dhe zotërinj,
Në emër të Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), zyra në Kosovë, dhe 7 komunave partnere të programit “Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015”, kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojmë
Ky program, është rezultat i bashkëveprimit të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) të financuar nga Suedia, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Komunave të Dragashit, Gjakovës, Gjilanit, Kaçanikut, Parteshit, Rahovecit dhe Vushtrrisë.
Ky program ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore nëpërmjet hartimit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore dhe implementimin e tyre gjatë periudhës 2013‐2015.
Datat dhe axhendat e konsultimeve publike janë paraqitur nëFtesë_për_Konsultim_Publik.pdf.
Broshurën informative për procesin e Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore mund ta shkarkoni këtu: Broshura.pdf
Këtu mund të qaseni në projektet e identifikuara në Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore të komunave partnere: Dragash.pdf, Gjakova.pdf, Gjilan.pdf, Kaçanik.pdf,Partesh.pdf, Rahovec.pdf dhe Vushtrri.pdf.
Si mund të kontribuoni në plotësimin e këtij Plani? Sugjerimet dhe idetë tuaja për projekte dhe aktivitete të mundshme që duhet të hyjnë në prioritete të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore, brenda periudhës 15 gjegjësisht 30 ditore, mund ti bëni në këto mënyra:
1. Duke plotësuar formën e gatshme që duhet ta vendosni në kutinë e mbyllur të projektit që gjendet në komunën tuaj
2. Duke plotësuar pyetësorin on-line në të cilën mund të qaseni këtu:
Formular për konsultim publik
3. Duke dërguar formën.docx e bashkangjitur në e-mail moc.liamg@bwhc3102ktlp
4. Duke dërguar komente dhe sugjerime në faqen Facebook CHwB Kosova
5. Duke vizituar institucionin e komunës suaj dhe/ose zyrën e CHwB në Prishtinë për më shumë informata
Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore në komunën tuaj do të shqyrtojë me kujdes dhe seriozitet maksimal komentet dhe sugjerimet e të gjithëve.
Ju falënderojmë shumë për kontributin tuaj.