Mar 07 - 2019

Trashëgimia Kulturore pa Kufij feston 20 vjetorin

logo20

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), organizatë suedeze e pavarur joqeveritare që i dedikohet shpëtimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kremton 20 vjetorin e krijimit. CHwB është themeluar në Prill të vitit 1995, si reagim ndaj shkatërrimit sistematik të monumenteve dhe objekteve gjatë luftës në ish-Jugosllavi dhe nevojës urgjente për asistencë për zhvillim dhe mbrojtje. Sot, CHwB vazhdon të jetë prezente në Balkanin Perëndimor por gjithashtu edhe në rajone të tjera.

Teksa përgatitet për fillimin e dekadës së tretë të aktivitetit të saj, CHwB zbuloi logon e saj të re festive, e cila do të përdoret nga CHwB dhe të gjitha zyrat e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shënimet, ngjarjet dhe publikimet e përvjetorit. Gjatë këtij viti CHwB do të zbatojë disa iniciativa të vetëdijesimit dhe informimit.

“Mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore është shumë e rëndësishme për zhvillimin e çdo shoqërie. Që nga themelimi i saj, CHwB ka punuar me trashëgiminë kulturore si një forcë aktive për pajtimin, ndërtimin e paqes dhe zhvillimin ekonomik e social në vende të ndryshme të botës” thotë Ing-Marie Munktell, kryesuese e CHwB-së.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij me sekretariat në Stokholm ka tri zyre lokale në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht në:

- Shqipëri, duke punuar me kampet rajonale të restaurimit dhe bashkëpunimit të muzeve si dhe monumentet e rajonit të trashëgimisë së epokës komuniste;

- Bosnje dhe Hercegovinë, duke punuar në shumëllojshmëri të projekteve të restaurimit dhe aktiviteteve muzeore;

- Kosovë, ku fokusi vihet në shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore në promovimin e pjesëmarrjes së publikut, si një parakusht për zhvillimin lokal dhe pajtimin.

Zyrat e Ballkanit Perëndimor do të  shndërrohen në organizata autonome të CHwB-së në secilin shtet gjatë vitit 2015 përderisa brendimi, vlerat dhe misioni i përbashkët është i rregulluar nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta.

Organizatat e reja të CHwB-së do të vazhdojnë punën e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu do të zgjerojë fushë-veprimtarinë në vende të reja gjeografike.

CHwB do të vazhdojë të përmirësojë kushtet dhe mundësitë për të shijuar lirinë kulturore dhe shumëllojshmërinë kulturore dhe të përdor trashëgiminë kulturore si mjet për të promovuar të drejtat e njeriut, ndërtimin e paqes dhe zhvillimin demokratik.

Ing-Marie Munktell, kryesuese

Annika Magnusson, sekretare e përgjithshme

[caption id="attachment_4403" align="alignnone" width="604"]20yrbanersmall Disa nga projektet e CHwB Kosovës gjatë këtyre viteve (duke filluar nga fotoja e rreshtit të sipërm majtas): 1. Restaurimi i pesë kullave në Kosovën perëndimore / 2001-2002; 2. Festimet Ditëve të Trashëgimisë Evropiane / 2003-2007; 3. Restaurimi i Xhamisë së Hadumit në Gjakovë / 2004-2006; 4. Plani i Konservimit dhe Zhvillimit të zonës historike të Prizrenit / 2005-2009; 5. Tour de Culture / 2008-vazhdon; 6. Restaurimi i Kishës së Shën Shpëtimtarit në Prizren / 2009; 7. Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës / 2010; 8. Shihemi në Dukagjin / 2011-2013; 9. Programi i ndërhyrjeve emergjente në 50 lokalitete të trashëgimisë në Kosovë / 2013-2014; 10. Konservimi dhe revitalizimi i Kalasë së Vushtrrisë / 2012-2014.[/caption]


Postimi i kaluar


Mar 07 - 2019

Inaugurohet veraria e restauruar e Kishës së Shën Stefanit


Postimi i rradhës


Mar 07 - 2019

Së shpejti fillojnë punët në Kalanë e Kaçanikut