Mar 06 - 2019

Trashëgimia Kulturore pjesë e kurrikulës për mësimdhënje

IMG_0948

Nga data 13/03/17 Trashëgimia Kulturore bëhet pjesë e kurrikulës mësimore të qendrës për mësim nxënie ‘Fidan Lahu’ në Fushë Kosovë. CHwB Kosova dhe Balkan Sunflowers Kosova kanë punuar për të zhvilluar programin PACE (Planned Activities for Cohesive Education) duke integruar Trashëgiminë Kulturore, si pjesë praktike e të mësuarit përmes aktiviteteve, dhe duke zgjeruar rëndësinë e kësaj fushe në pjesën e edukimit.

IMG_1085

CHwB Kosova, me datën 06/03/2016 ka trajnuar 25 tutorë-mësimdhënës të qendrës Fidan Lahu. Kjo qendër funksionon krahas katër qendrave tjera në Gracanicë, Shtime, Plemetin dhe menaxhohet nga organizata BSFK, që në fushën e edukimit ka përvojë më shumë 10 vjet.

Në këtë trajnim u mbajtën ligjërata rreth mënyrës së interpretimit të Trashëgimisë Kulturore tek fëmijët e klasave të katërta, pesta dhe gjashta. U shpalos rëndësia dhe roli i Trashëgimisë në mes komuniteteve dhe se si mund të shfrytëzohet kjo lëmi si vlerë në mesin e të rinjve. Kaltrina Thaçi, Alban Morina dhe Orgesa Arifi nga CHwB Kosova, trajnuan mësimdhënësit për përdorimin e plan programit njëvjeçar, ku kishte diskutime dhe komente rreth aktiviteteve dhe prezantimeve të parapara sipas kurrikulës. Krahas këtyre temave që do të trajtohen gjatë gjithë vitit, kurrikula parasheh aktivitete dhe vizita në lokalitete të Trashëgimisë Kulturore. Kjo për të ngjallë kureshtjen dhe për të lidhë emocionalisht të rinjtë me mënyrën e jetesës dhe vlerat e të kaluarës.

IMG_0964

Ky pilot projekt ka filluar në qendrën edukative në Fushë Kosovë dhe do të vazhdon për një vit, ndërsa gjatë vitit 2018, pritet të vazhdon edhe në katër qendra tjera të mësim nxënies.


Postimi i kaluar


Mar 06 - 2019

Vazhdon rreziku i zhdukjes së Trashëgimisë Kulturore


Postimi i rradhës


Mar 06 - 2019

CHwB përmbyll vitin me anëtarësim në dy rrjete ndërkombëtare