Mar 06 - 2019
Sot, 109 asete të trashëgimisë kulturore në Kosovë janë NË RREZIK të lartë të degradimit, shkatërrimit dhe humbjes totale. Ky rezultat del nga monitorimi i Listës Trashëgimia në Rrezik nga CHwB Kosova gjatë vitit 2017. Gjeni më shumë informacione në: TRASHËGIMIA NË RREZIK 2-17_RAPORT MONITORIMI
Në fund të vitit 2016, Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (ChwB Kosova) publikoi listën Trashëgimia në Rrezik, e cila erdhi si rezultat i hulumtimit dhe vlerësimit vizuel të gjendjes fizike të aseteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Lista u publikua në platformën digjitale trashegimianerrezik.com, e cila ofron edhe mundësinë e raportimit të aseteve në rrezik të identifikuara nga komuniteti. Lista Trashëgimia në rrezik në rradhë të parë ka synuar të informoj komunitetin, institucionet relevante dhe palët e interesit për kushtet në të cilat ndodhet trashëgimia kulturore e Kosovës, dhe njëherit ka ftuar qytetarët që të përfshihen në vlerësimin dhe ruajtjen e saj.
Numri i madh i ndërtesave në rrezik duhet të shërbej si apel për Insticionet e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrin masa për shpëtimin e tyre. Ato duhet që këto asete t'i përfshijnë në prioritete e tyre për vitin 2018. Humbja e tyre do të thotë humbje e vlerave kulturore dhe identitare të Kosovës.