Mar 30 - 2016
Me kënaqësi ju njoftojmë që tri projekte të ndryshme nga zyrat tona të Ballkanit Perëndimor janë pjesë e librit të botuar rishtazi: “Trashëgimia ka vlerë – Reflektime mbi Teoritë dhe Praktikat e Trashëgimisë Kulturore”.
“Trashëgimia ka vlerë”, një konferencë ndërkombëtare mbi ndikimin ekonomik, social, mjedisor dhe kulturor të trashëgimisë kulturore të ndërtuar u organizua nga 3 deri më 6 shkurt 2015 nga Qendra Ndërkombëtare për Konservim Raymond Lemaire (KU Leuven) në Belgjikë. Konferenca ishte e lidhur me projektin “Cultural Heritage Counts for Europe”, financuar nga Programi Kulturor i BE-së (2007-2013) dhe mbështetur nga partneri kryesor i projektit, Europa Nostra.
Agjenda katër ditore ka përfshirë më shumë se 30 prezantime rreth diskursit, strategjive dhe studimeve të rastit që kanë të bëjnë me ndikimet ekonomike, sociale, mjedisore dhe kulturore të trashëgimisë kulturore. Prezantuesit kanë ardhur nga e gjithë Evropa, si dhe nga Kina, Ekuadori, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.
Duke marrë parasysh shumë diskutime të frytshme dhe mesazhe pozitive për rëndësinë e kësaj teme, është hartuar një botim rigoroz që përfshin përmbajtjen dhe cilësinë e konferencës. Pas një procesi të gjerë redaktimi, botimi “Trashëgimia ka vlerë” me përmbajtje të rishikuar dhe të garantuar (GPRC) tanimë është publikuar!
Në këtë libër, zyrat e CHwB-së të Ballkanit Perëndimor janë prezantuar me tri projekte të ndryshme nën kapitullin “Lidhja e menaxhimit, konservimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”:
Shpresojmë se kontributet e vlefshme në këtë publikim do të ju interesojnë dhe që mund të shpërndani këtë informacion në rrjetet tuaja për të rritur vetëdijen për këtë lëmi!
Për blerje të librit, ju lutemi konsultoni tabelën e përmbajtjes dhe formën e porosisë. Përveç kësaj, mund të gjeni një shikim paraprak të kufizuar në Google Books. Për më shumë informata ose pyetje: [email protected]